Porto Romano përflitet se do kthehet në qendër logjistike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 30 Maj, 2026 00:45

Shqipëria po përshpejton investimet në infrastrukturën e mbrojtjes me synimin për t’u shndërruar në qendrën kryesore logjistike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

RKS i referohet një  takimi të zhvilluar më 29 maj 2026 në selinë e SHAPE në Mons të Belgjikës, ku ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u prit nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Europë (SACEUR), gjenerali Alexus G. Grynkewich. 

Gjarë  takimit u prezantuan projektet strategjike që synojnë rritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të Aleancës në rajon.

Në qendër të planit janë dy projekte madhore: Baza Detare e Porto Romanos dhe Korridori Pan-Europian VIII.

Në artikull thuhet se, baza e Porto Romanos po projektohet sipas standardeve të NATO-s dhe do të jetë e aftë të presë anije luftarake, nëndetëse dhe mjete të mëdha transporti ushtarak. Ndërkohë, Korridori VIII do të krijojë një lidhje të shpejtë rrugore dhe hekurudhore nga brigjet shqiptare të Adriatikut, përmes Maqedonisë së Veriut, deri në portet bullgare të Detit të Zi.

Raporti thekson gjithashtu shqetësimet e NATO-s për kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe ndikimet e huaja në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuadër, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur planet e modernizimit të Shqipërisë, duke e konsideruar vendin një nyje të rëndësishme logjistike për Aleancën.

Sipas artikullit, qeveria shqiptare po investon paralelisht edhe në ringritjen e industrisë së mbrojtjes, përfshirë sektorët e ndërtimit të anijeve, dronëve dhe aviacionit, si dhe në forcimin e mbrojtjes ajrore përmes modernizimit të rrjeteve të radarëve dhe blerjes së sistemeve të avancuara të raketave tokë-ajër. Këto investime synojnë të mbështesin rolin e ri strategjik që Shqipëria kërkon të marrë brenda NATO-s dhe në rajonin e Ballkanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.