Grupimi E6 povokon unitetin e Bashkimit Europian
Ministri qipriot i Financave, Makis Keravnos, ka paralajmëruar se vendimi i gjashtë anëtarëve të Bashkimit Europian për të krijuar një politikë fiinanciare për të rivalizuar Wall Street, mund të provokojë unitetin e bllokut. Sipas tij, krijimi i E6, ose grupi i gjashtë ekonomive më të mëdha, përfaqëson “një strukturë të shkëputur” e cila shkon ndesh perceptimit aktual se fragmentarizimi duhet të ndalet.
Grupimi pritet të formalizohet këtë javë në Berlin ku do të takohen ministrat e Financës së gjashtë ekonomive kryesore, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Hollandës dhe Spanjës.
Ne duhet të unifikojmë sistemin, tregjet e kapitaleve e kështu me radhë. Të gjastë vendet – që janë forcat shtytëse të ekonomisë europiane – mbështesin integrimin e tregut. Përndryshe do të kemi një hap pas
ka thënë ai.
Grupimi i bën jehonë prirjeve të vjetra në BE siç është ajo e Europës së Dy Shpejtësive, ndërkohë që kriza e tanishme në të dy anët e kontinentit është analizuar se dikton më shumë unifikim,.

Add new comment