Beograd/ Mbahet takimi i komisioneve të Integrimit të vendeve anëtare të COSAP. Bregu: Zbatimi i standardeve europiane, nevojë urgjente e rajonit tonë

Postuar në 13 Mars, 2015 05:34

Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga Majlinda Bregu, kryetare e komisionit të Integrimit, dhe deputetet Esmeralda Shkjau dhe Kejdi Mehmeti, mori pjesë në takimin e 10-të të konferencës së komisioneve të Integrimit të shteteve pjesëmarrëse në procesin e Stabilizim Asociimit të vendeve të Europës Juglindore(COSAP), që u mbajt në Beograd. “Agjensia Telegrafike e lajmeve” bën të ditur se në fjalën e saj në konferencë, Bregu theksoi se bashkëpunimi ekonomik, projektet e përbashkëta, çështjet e sigurisë që kërcënojnë Ballkanin, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, transparenca e fondeve të BE-së, dhe më shumë vendimmarrje politike janë të domosdoshme për një rajon që ka nevojë urgjente për të zbatuar standardet europiane dhe për të kthyer politikën tek vlerat. Në këtë takim, delegacioni shqiptar së bashku me delegacionin e parlamentit të Maqedonisë propozuan që Kosova duhet të jetë anëtare në këtë forum, me të drejta të barabarta me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria merr presidencën e COSAP dhe takimi i radhës i konferencës do të zhvillohet në Tiranë.

Comments

Submitted by i (not verified) on

<p>kejdi qe sa ka mbaruar gjimnazin cohet ne delegacione... pu pu pu sa keq ka perfunduar Shqiperia</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Kejdi sa ka mbaruar gjimnazin cohet ne delegacione,? #Vajmedet #EdvinKristaqRama, po Kejdi sa ka mbaruar gjimnazin si u be deputete? Kjo eshte per t&#39;ia mbathur vrapit, se neper delegacione nuk ben dot ndonje dem te madh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.