Qeveria e Kosovës ul TVSH-në për mallrat bazë të shportës dhe energjinë. Masa që u premtuan edhe në Shqipëri nga PS-ja, por që rezultuan thjesht një Mashtrim

Postuar në 13 Mars, 2015 13:07

Ministria e Financave të Kosovës ka vendosur të ndërmarrë disa masa fiskale që synojnë lehtësimin e klimës për biznesin, por edhe të ulin kostot e jetesës. Kështu, ministri Avdullah Hoti, ka lajmëruar se norma e TVSH-së për mallrat ushqimore bazë si buka, kripa, vaji do të ulet nga 1% që është aktualisht në 8%. Po kështu ulej e TVSH-së, do të aplikohet edhe për shërbimet e ngrohjes, energjisë dhe ujit. “Është që normën 16 % ta ulim në 8 % për mallrat elementare , për bukë , krip, vaj edhe për disa mallra dhe shërbime që kanë çmime të rregulluara që është energjia , ngrohja dhe furnizimi me ujë. Unë pres që kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndikoj në standardin e jetesës sidomos të familjeve me të ardhura të ulëta pasi vlerësimet tona janë që të gjitha familjet që janë nën pragun e varfërisë dhe që janë me asistencë sociale gjysmën e të ardhurave të tyre mujore e shpenzojnë për këto mallra elementare. Do ta rrisim për 18 % për të gjitha mallrat e tjera “, ka thënë Hoti(http://www.gazetalajm.com/tvsh-ja-te-zvoglohet-per-8-per-pro...). Është një masë shumë e rëndësishme e cila na sjell sërish në kasollen tonë, në Shqipëri, ku premtimimi për ulje në 6% të TVSH-së për mallrat e shportës dhe për energjinë, thjesht u harrua më 23 qershor, sapo ata që bridhnin lart e poshtë me këtë premtim, erdhë në pushtet. Në gjuhën shqipë kjo përkufizohet me një fjalë: Mashtrim.
s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.