“Koha Ditore”/ Në maj Kosova do të pranohet në Asamblenë Parlamentare të Evropës Juglindore

‘Koha Ditore” shkruan se në maj të këtij viti Kosova do të pranohet në Asamblenë Parlamentare të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP). Këtë fakt e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, vend që mban kryesinë e radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, të premten, u mbajt Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të Vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar disa vende anëtare të SEECP lidhur me reagimet e këtyre vendeve për krizën në Ukrainë, ku, sipas Bushatit, vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi linjëzuan qëndrimet e tyre me ato të Bashkimit Evropian.Sipas Bushatit, dimensioni parlamentar i bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, i iniciuar rreth 20 vite më parë, sot është më i strukturuar e i institucionalizuar, edhe përmes krijimit të Asamblesë Parlamentare të vendeve të Evropës Juglindore, shkruan sot "Koha Ditore".
Add new comment