Zyrë me një përgjegjës dhe dy specialistë për Gjetjen e të Zhdukurve të Komunizmit. Pjesë e Institutit të ish-të Përndjekurve Politkë

Postuar në 14 Mars, 2015 02:54

Me një urdhër të kryeministrit Rama është ngritur Zyra e të Zhdukurve, e cila do të merret me zbulimin e eshtrave të personave të humbur gjatë periudhës së regjimit komunist. Zyra e do të jetë pjesë e strukturës së Institutit të ish-Përndjekurve Politkë, ku ndër të tjerat është parashikuar edhe krijimi i sektorit të Gjetjes së të Zhdukurve nga krimet e komunizmit. Sipas zv/ministres së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula  kjo zyrë do të trajtojë të gjitha kërkesat që do të vijnë nga familjet e persekutuara, famailjarët e të cilëve janë zhdukur gjatë diktaturës.  Gazeta Shqiptare shkruan se Sektori i Gjetjes së të Zhdukurve nga krimet e komunizmit përbëhet nga një përgjegjës sektori dhe dy specialistë. Specialisti i gjetjes së të zhdukurve ka për detyrë të evidentojë viktimat e persekutimit politikë nga ekzekutimet me ose pa gjyq, të vdekur në burgjet e diktaturës, të vrarë në hetuesi ose spitale psikiatrike, të groposur në varre kolektive si dhe të vrarë në kufi gjatë tentativave për arratisje. Specialisti i dytë i dokumentimit të krimeve të komunizmit do të marrë dëshmitë reale, audiovizive dhe materiale të të mbijetuarve nga diktatura, do të mbledhë dokumente arkivore dhe do të realizojë një dokumentacion të plotë mbi të zhdukurit, të ekzekutuarit dhe të vdekurit në burgjet e komunizmit, qendrat e internimit dhe torturës.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.