Kllounët e Tiranës provokojnë Kosovën: Thirrje për tubim në Prishtinë!!!

Postuar në 12 Shkurt, 2026 19:43

Ka një njeri në politikë me emrin Taulant Balla. Është ndër ata që bën çdo punë ndaj edhe është i dobishëm. Madje për një shumicë që është martuar dhe bashkëjeton me krimin është i domosdoshëm. Ky njeri sot ka dalë në Parlament e ka bërë thirrje që më 17 shkurt të gjithë shqiptarët të bashkohen në Prishtinë për të protestuar në mbrojtje të UÇK-së, kundër gjykimit në Hagë të katërshes drejtuese të ushtrisë në fjalë, pa prova siç tha ai.

Më tej ky tribun i çdo fjale të deleguar i është drejtuar kreut të opozitës, Berisha me akuzën se i ka shërbyer gjithë jetën Serbisë.

Sa herë e kemi parë këtë shfaqje! Sa herë e kemi dëgjuar këtë muzikë delenxhinjsh dhe kazanxhinjsh, zengjinësh të rinj me Flamur në dorë?

Është e qartë se partia e Edit dhe e Taulantit, nga të vetmit veteranë socialistë që janë ende të paraburgosur në lirinë e mosprocedimit, po do të vjedhë pak vëmendje nacionaliste për të mëkuar në Prishtinë mujët dhe halilët e Hagës, kësaj Jubine të re që ka marrë kryet e heronjve.

Asnjë fjalë për drejtësinë, asnjë fjalë për provat, për dëshmitarët, për cilësimin nga prokuroria se po gjykohen persona konkretë për vepra konkrete, asnjë fjalë për faktin se Prokuroria ka vënë në dukje se shumica e viktimave – 100 – kanë qenë shqiptarë. Jo. Partia e Taulantit dhe Edit, e pas saj edhe hani i Stavros që ka emrin PD, dalin me fletërrufenë e vet përta shpallur Hagën si SPAK-un e dynjasë.

Specialja siç njihet është organ i miratuar nga Parlamenti i Kosovës, është certifikuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe sajesa të tilla telendarësh nuk pinë ujë. Hallet e mëdha të Tiranës janë të dituar botërisht; ato janë halle hajdutësh që kërkojnë publicitet te virtyti i patriotit, por është e udhës të kujtohet se vetë thirrja për tubim më 17 shkurt nga Tirana është provokative sepse Kosova ka qeveri dhe ligje të vetat që nuk diktohen dot më nga qurrashët në Tiranë. Është turp që kllounë të tillë vazhdojnë me dajren e bolorisë që ka nxjerrë zbuluar gjithçka.

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Qe kane kryer krime keta " melaqete" e Rames e te Balles dihet, por cudia eshte se; si ne Prishtine edhe ne Tirane cirren per vlerat EuroAtllantike qe duan t'i perqafojne, drejtesine Perendimore qe duhet t'a adoptojne, shpetimin qe Evropa ua veri nga Serbia etj etj.

Por kur vjen puna tek krimet, nuk duhet teakuzohen sepse jane "viktima"...... Kur, mbas lufte u vrane ndermjet tyre dhe paten me shume viktima se pergjat lufte. Te mos permendim banden e nje ishkryeministri qe per cudi nuk eshte atje me Thacin, banda e te cilit terrorizoi cdo kundershtar ( fis) ne Kosove mbas lufte, deri sa edhe gazetat e huaja kane shkruar per kete psikopat.

Hages nuk I nevojitet asgje tjeter, vetem te degjoj intervisten e D Goxhaj te Dritare e R Xhunges te dhene jo me shume se 2 muaj me pare kur Dilaveri permend nje rast se " si disa civile te arrestuar per gjoja spiunim ishin sjelle ne nje shtepi dhe do te ekzekutoheshin, ishin kosovare". Kur Dilaferi I pyet se a do t'i behej gjyq? UCK-ret kishin qeshur me sarkazem.......

Nuk ka patur faj Rugova kur akuzonte UCK per banditizem.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.