Panos Kamenos për gazetën gjermane “Bild”: Pas Greqisë eurozonën mund ta braktisin Spanja dhe Italia

Nëse Greqia braktis eurozonën, kjo do të shkaktojë efektin domino që do të shtyjë edhe Spanjën dhe Italinë, ndoshta edhe Gjermaninë, që të ndjekin shembullin e Athinës, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”. Agjensia e lajmeve “AFP” se Kamenos u përqëndrua edhe në kërkesën greke për pagesën e reparacioneve Greqisë për krimet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Kjo nuk është masë kundër Gjermanisë, por borxh historik. Ari që nazistët kanë marrë nga Athina në Berlin vlen shumë para’. Presim dëmshpërblimin për arin”, tha Kamenos, i cili është lider i partisë së djathtë ”Grekët e pavarur”, partneri më i vogël në koalicionin e majtë qeveritar grek.
Add new comment