PS-LSI, gati pakti për zgjedhjet. Rama-Meta takohen të dielën, priten bisedime dhe me Idrizin e Dulen

Sipas “Top Channel” burimet nga Partia Socialiste e LSI konfirmojnë se marrëveshja e koalicionit për zgjedhjet vendore është drejt përfundimit dhe besohet se ajo do të shpallet javën e ardhshme. Ndryshe nga më parë nuk do të ndahen bashkitë, por të drejtat e propozimit, pra cila parti ka të drejtë të propozojë kandidatin për njësinë përkatëse, ndërkohë që partia tjetër jep ose jo pëlqimin. Kjo formulë synon fuqizimin e cilësisë së kandidatëve të cilët pas pëlqimit do të jenë kandidatë të përbashkët të aleancës PS-LSI. Flitet se pas takimit të së dielës me Metën në selinë e PS në orën 11:00, Rama do të takohet edhe me Idrizin e më pas me Dulen, ndërkohë që nuk konfirmohet një burim i cili informon se po punohet edhe për një takim mes Ramës e Bamir Topit.
Add new comment