Greqia shlyen 5.3 miliardë euro borxh, 16 vjet para afatit

Greqia ka paguar 16 vjet para kohe një borxh prej 5.3 miliardë eurosh. Pagaesa sipas zëdhënësit të qeverisë Pavlos Marinakis i kursen buxhetit 1.6 miliardë euro interesa dhe e ul borxhin publik në 120% të PBB-së deri në vitin 2029.
Borxhi i takon paketës së parë të ndihmës financiare që iu dha Greqisë në vitin 2010. Aktualisht Greqia mbetet vendi me borxhin më të lartë në Eurozone dhe ka parashikuar të shlyejë paketën e parë të ndihmës europiane në vitin 2031, 10 vjet para afatit zyrtar.

Add new comment