Bullgarët në protesta kundër buxhetit të qeverisë
Bullgaria hyn në Eurozone më 1 janar të vitit që vjen, por ky hap është paraprirë nga protesta të mëdha që lidhen edhe me buxhetin e ri. Në Sofje dhe disa qytete, mijëra qytetarë kanë dalë në protesta dhe janë përledhur edhe me policinë.
Qytetarët ankohen se buxheti i ri u rrit taksat mbi të ardhruat, shton marzhin e kontributeve sociale, për të justifikuar shpenzimet publike, ndërkohë që korrupsioni mbetet i lartë.
Statstikat flasin se gjysma e bullgarëve kundërshtojnë adoptimin e euros si monedhë kombëtare, që sipas tyre do të çojë në rritje të çmimeve. Fakt është se drejtuesja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, ka paralajmëruar në fillim të muajit nëntor se kalimi i Bullgarisë në Euro, do të sjellë rritje të inflacionit.

Add new comment