Paga e deputetit në Kosovë, pesëfish mbi pagën mesatare

Postuar në 15 Mars, 2015 09:26

Radio “Evropa e Lirë” ka analizuar përfitimet e deputetëve të Kosovës, duke i krahasuar ato me standartet e jetesës së qytetarëve të thjeshtë. Duke iu referuar statistikave zyrtare, rezulton se Kosova vazhdon të ballafaqohet me shkallë të lartë të varfërisë e papunësisë, por edhe me nivel të ulët të pagës minimale dhe mesatare.

Pagat për qytetarët e thjeshtë variojnë nga 130 deri në mbi 400 euro ndërsa për 120 deputetët e Kosovës, janë minimalisht 1500 euro. Madje, të zgjedhurit përfitojnë edhe mbështetje financiare për aktivitetet e tyre, çka bën që të ardhurat për ta të rriten edhe më tej. Sipas REL, ky “luks” i deputetëve në një vend të varfër, është kundërshtuar disa herë nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë për çështje ekonomike.

Artikulli i plotë: http://www.evropaelire.org/content/article/26902033.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.