Era e pasioneve të errëta. Vetëm Fillimi...

Postuar në 24 Shtator, 2025 20:04
David Brooks

 

Ndonjëherë, kur nuk kam ndonjë gjë më të mirë për të bërë, kthehem pas dhe mendoj për zgjedhjet e mëparëshme – kur të themi Mitt Romney garoi kundër Barack Obamës, apo John Kerry kundër George W. Bush. Përpiqem të kuptoj se pse politika dhe shoqëria në përgjithësi ndiheshin kaq ndryshe atëherë. Nuk është se nuk kishim mosmarrëveshje. Lufta e Irakut nxori në sipërfaqe disa argumente të helmëta. Nuk është as se nuk ishim të polarizuar. Ekspertët shkruanin për polarizimin politik që të patën në vitin 2000 dhe ndoshta edhe më herët.

Politika është ndryshe sot për shkak se diçka e tmerrshme ka ikur nga zinxhirët. William A. Galtson e përkufizon këtë gjë të tmerrshme në librin e tij të shkëlqyer, “Zemëratë, Frikë, Dominim: Pasionet e Errëta dhe Fuqia e Fjalës Politike”. Edhe para vrasjes së Charlie Kirk ishte e qartë se pasionet e errëta tashmë përshkojnë psikën amerikane, dhe kështu politikën amerikane.

Një sfidë thelbësore në jetë është sesi të motivosh njerëzit që të bëjnë gjëra – të votojnë në një mënyrë të caktuar, të ndërmarrin veprime të caktuara. Liderët e mirë motivojnë njerëzit përmes atyre që mund të quhen pasione të ndritshme – shpresa, aspirata, një vizion frymëzues për një jetë më të mirë. Por në ditët tona dhe ndoshta në të gjithë kohët, liderët e të gjithë spektrit politik, kanë kuptuar se pasionet e errëta janë më të lehta për t’u nxitur. Evolucioni na ka lidhur që të jemi skajshmërisht të ndjeshëm ndaj kërcënimit, të cilin psikolohët e quajnë anshmëri negative.

Donald Trump është një njeri i motivuar thuajse tërësisht nga pasionet e errëta – urrejtja, zemërata, brengosja, frika, dëshira për të dominuar – dhe ai i nxit këto pasione për të marrë mbështetjen e njerëzve.  Duke folur në një konferencë të CPAC në vitin 2023, ai paralajmëronte për “forca djallëzore që po përpiqen të vrasin Amerikën”, duke e kthyer kombin në “një vend socialist grumbullimi për kriminelë, të droguar, marksistë, kriminelë, radikalë dhe refugjatë të rrezikshëm që nuk i do asnjë vend tjetër”.

Trump është mjeshtër i këtij arti të errët por nuk do të thosha dot nëse miqtë e mi, mbështetës të Trump kanë personalitete më të errëta sesa ata që janë në opozitë me të. Edhe progresistët u apelojnë pasioneve të errëta po ashtu. Para një dekade pata një bisedë të pikante me një marketues demokrat që ishte në ankth, pasi thuajse çdo reklamë që bënte ishte konceptuar të ngjallte frikë dhe animozitet. 

Ajo që njerëzit harrojnë është se e majta ishte në të vërtetë ajo që perfeksionoi politikën e zemërimit

i shprehej Marshall Ganz, një organizator social i të majtës, Charles Duhigg për një ese të publikuar në “The Atlantic” në vitin 2019. Janë progresistët ata që kuptuan se duke ndihmuar njerëzit të vënë re padrejtësitë, më tepër sesa kufizimet e natyrshme ekonomike, ne bëhemi më të fortë. Michael Walzer, bashkë-redaktori emeritus i revistës progresive “Dissent”, e qartëson:

Frika ka për të qenë pikënisja jonë, ndonëse është një pasion që shfrytëzohet më lehtësisht nga e djathta

Edhe ne të mediave i apelojmë pasioneve po ashtu. Një nga punët tona është të motivojmë lexuesin të klikojë mbi titujt tanë. Një ekip kërkuesish nga Zelanda e Re analizoi titujt nga 47 publikime amerikane. Ata gjetën se mes viteve 2000-2019, përqindja e titujve që evokonin zemërim, u dufishua. Prevalenca e titujve që duhet të evokonin frikë, u rrit me 150%. Dua të kuptoj sesi pasionet e errëta po na sunojnë, ndaj le t’u hedhim një sy të shpejtë secilit prej tyre:

Zemërimi

Zemërimi rritet kur dikush ka dëmtuar diçka të cilën ti e ke përzemër. Zemërimi mund të jetë i fisëm kur drejtohet ndaj padrejtësisë. Por ngasja te zemërimi qëndron në faktin se ndihet në mënyrë perverse si e mirë. Të bën të ndihesh i fortë, të jep respekt për veten dhe që ke kontroll. Shprehja e zemërimit ëhstë një formë intensive komunikimi. U bën të qartë njerëzve se ti do që diçka të ndryshojë. Problemi është se sot ne nuk kemi shpërthime zemërimi në jetën tonë publike. Zemërimi është bërë një kusht i përhershëm në shumë prej nesh.

Urrejtja

Mund të zemërohesh me dikë që e do. Urrejtja nga ana tjetër, është depërtuese. Siç shkruan Galston, “ne ndjejmë zemërim sepse ajo çfarë na kë bërë dikush, urrejtje për shkaka të asaj çfarë dikush është”. Personi që ju urren do t’ju shkatërrojë. Antisemitët urrejnë hebrenjtë. Gjatë genocidit në Ruanda, Hutit urrenin Tutsis. “Urrejtja nuk mund të paqëtohet”,-shkruan Galtson, “ajo mundet vetëm të kundërshtohet”.

Brengosja

Brenga ka të bëjë më pozitën sociale. Dikush të bën të ndihesh inferior. Dikush nuk të jep njohjen dhe respekt. Njerëzit me brenga janë të vetëizoluar. Ata nuk ndalin së menduari dhe brengosuri rreth njerëzve që janë kaq të ngritur saqë mund të mos dinë as se ata ekzistojnë. Zemërimi shpesh shprehet, por brenga shpesh shtypet sepse personi nën shtypjen e saj ndjehet i pafuqishëm, socialisht inferior.

Frika

Frika është e shëndetshme kur të nnjofton për disa kërcënime reale. Por siç ka vënë re sociologu, Zygmunt Bauman, “Frika arrin kulmin kur përhapet, shpërndahet, e paqartë, e pa-asociuar, pa destinacion, në lëvizje të lirë, pa adresë dhe shkak të qartë”.  Kur kjo ndodh, frika kthehet në një ndjesi të kërcënimit ekzistencial që nuk çon në asnjë kurs të qartë veprimi. Kur frika kthehet në terror, ajo e bën thuajse të pamundur gjykimin racional. Kur njerëzit nuk mund të lokalizojnë burimin e frikës së tyre, nuk ke sesi ta dish se cilin do të sulmojnë dhe fajësojnë; dihet vetëm se do të gjendet një kokë turku.

Dëshira për dominim

Kjo është ajo çfarë flasim më pak, por është më i errëti nga pasionet e errëta, më i kudopranishmi dhe më shkatërrimtari. Shën Augustini e quante libido dominandi. Është kërkesa për kontroll, për të ushtruar pushtet mbi dikë, ta kthesh veten në një zot. Udhëhiqet shpesh nga një ankth i brendshëm dhe i shtypur, pasiguria dhe një frikë e braktisjes që i shtyn njerëzit të kërkojnë vendosjen e pushtetit të tyre në çdo situatë. Ekziston në jetën personale dhe nxit disa njerëz që të përpiqen të manipulojnë, ndërpresin dhe flasin mbi ty. Në familje, çon në prindërim autoritar, dashuri të kushtëzuar, dhunim të kufinjve dhe taktika izolimi – ta shkëpusësh dikë.

Ne jëtën intelektuale, i çon disa njerëz që të duan të dominojnë realitetin, të imponojnë pikëpamjen e tyre të rreme të së vërtetës mbi çdokënd përqark tyre. Njerëzit me dëshirë të madhe dominimi nuk i qëndrojnë dot gjendjes së dyshimit. Ata duan të imponojnë siguri brutale dhe thjeshtime të pagdhendura. Politika është forcë, kështu që patjetër që ajo tërheq njerëz me një libido dominandi të fortë. Kur kjo dëshirë gërshetohet me atë që psikologët e quajnë një personalitet të tipit “triadë e errët”(makiavelizëm, narcizëm dhe psikopati) përfundon me disa karaktere brutalë – Hitler, Stalin, Mao.

Në jetën publike, dëshira për të dominuar merr forma brutale. Kur sheh policë që rrahin një njeri që është tokë dhe gati pa ndjenja, ajo është dëshirë për dominim. Mund të marrë edhe forma më të pakapshme. Është befasuese të shohësh sa e fortë është dëshira njerëzore për të segreguar dhe përjashtuar. P.sh, sapo njerëzit me bindje të majta u stabilizuan në pozicione dominuese në akademi, media dhe sektorin jofitimprurës, ata thuajse përjashtuan zërat konservatorë dhe të klasës punëtore. Ata donin kontrollin.

Pasionet e errëta janë pjesë e natyrës sonë, si tastet mbi një piano. Nëse ne bombardohemi me fjalime që shtyp tastin e errët, do të ngrihet antipatia. Kur njerëzit konsumojnë komunikim që demonstron respekt, kuriozitet dhe shpresë, antipatia bie. Problemi është se pasionet e errëta janë të forta. Me të hyrë në trup, ato priren të përhapen. Pasionet e errëta i dëbojnë të mirat.

Sot, politika amerikane, udhëhiqet nga frikëra kundërthënëse, urrejtje, mëri. Nëse demokracial liberale dështon, kjo do të vijë për shkak se një larmi forcash kanë minuar themelet emoconale mbi të cilat qëndron liberalizmi. Pasionet e errëta na çojnë në ftohtësi, mizori, dhunë, mosbesim. Shkopinjtë dhe gurët mund të thyejnë koçkat, opr fjalët që nxisin pasionet e errëtta mund të të vrasin.

Etërit Themelues të Amerikës harxhuan shumë kohë duke menduar rreth pasioneve të errta. Samuel Adams deklaronte se njerëzit udhëhiqen nga “ambicia dhe epshi për pushtet”. Patrick Henry rrëfeu se ai përfundoi duke “e patur frikë shturjen e natyrës njerëzore”. John Jay deklaronte, “Masa e njerëzve nuk është as e mençur dhe as e mirë”. Ata preferuan demokracinë pasi nuk i besoni një njeriu apo një grupi të vogël që të mbanin pushtetin. Ata menduan se do të ishte më e kujdesshme që të shpërndahej pushteti dhe mandej në Kushtetutë, imponaun të gjitha mënyrat për të kontrolluar dëshirën njerëzore.

Që atëherë, dhe sidomos në 60 vitet e fundit, ka patur një humbje të madhe të dijes morale, një naivitet dhe injorancë mbi pasionet e errëta. “Mëkatar” ka qenë një fjalë që rezononte, drithëruese. Tani ajo përdoret kryesisht si referencë për ëmbëlsirat. “Kur mendohem për vitet e rinisë sime më ‘1950”, shkruajti dikur Andrew Delbanco,

kuptoj se ky procesi i mosemërtimit të së keqes, ndonëse ka nisur shekuj më parë, është përshpejtuar jashtëzakonisht gjatë jetës sime

Si u bëmë kaq injorantë për betejën mes dritës dhe forcave të errësirës brenda nesh? Feja është e gjitha për këtë betejë  feja luan sot një rol më të vogël në jetën publike.

Pas Luftës II Botërore, një numëri mendimtarësh, përfshirë ata në lëvizjen e vetëvlerësimit(lëvizje në vitet ’70-’80-’90 të shekullit të kaluar), argumentonin se natyra njerëzore në esencë është e mirë. Nëse ka të keqe në botë, ajo ekziston në strukturat sociale, jo brenda nesh. Në vitet ‘1950 dhe ‘1960, psikologjia u mënyra kryesore me të cilin njerëzit kuptonin veten. Psika zëvendësoi shpirtin dhe simptomat mëkatin. Mandej ne privatizuam moralin...Ne u thamë brezave pasardhës që të gjenin vlerat e tyre, të vëretën e tyre. Kjo është si t’i thuash dikujt të gjejë astrofizikën e vet. Nëse ne nuk kemi mësues dhe liderë që të na udhëheqin në traditën e gjatë njerëzore të dijes morale, ne do të përfundojmë duke qenë të mallkuar me injorancë.

Ka një forcë përmbi të gjitha që nxit pasionet e errëta dhe ne e kemi me bollëk: poshtërimi. Njerëzit ndihet të poshtëruar kur atyre nuk u mundësohet status i njëjtë dhe kur provohen nga diçka që mendojnë se është e drejta e tyre. Dhe siç e dimë të gjithë, dhimbja që nuk shndërrohet, përcillet. Të poshtëruarit do të shpërthejnë. Poshtërimi drejton punët e botës. Gjermania u poshtërua në fund të Luftës I Botërore. Bota arabe u poshtërua pas humbjes në Luftën e Gjashtë Ditëve. Rusia u poshtërua nga disfata e vet në Luftën e Ftohtë. Studiuesi i Kinës, William Callahan shkruante se “Narrativa kryesore e historisë moderne kineze është diskursi i shekullit të poshtërimit kombëtar”.

Poshtërimi gjeneron tmerre brenda. Që nga vrasjet e Columbine ne përballemi me një varg të gjatë njerëzish të poshtëruar dhe vetmuar që bluajnë fyerjet që kanë pësuar dhe mandej gjejnë zgjidhje psikike përmes armës. Për rreth 60 vjet, elitat e arsimuara kanë krijuar një meritokraci, një sistem ekonomik dhe atomosferë kulturore që i shërben vetes dhe lë këdo tjetër të ndihet i përjashtuar dhe i poshtëruar. Përgjatë 30 viteve të fundit, më të pasurit, më të bardhët dhe më të mirë arsimuarit kanë nisur një luftë mes njëri – tjetrit që i lë të gjitha palët të tërbuara dhe të frikësuara.

Nuk jam i vetmi që pyes mos vallë historia do të kishte qenë ndryshe, nëse ish-presidenti Barack Obama nuk do ta kishte poshtëruar Donald Trump në një darkë me Bashkimin e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë

Për t’u kthyer te pyetja ime origjinale: pse ndihet ndryshe sot sesa në kohët e shkuara? Përgjigja ime e shkurtër është se gjatë këtyre viteve, demagogët në politikë, media dhe mjedisin online kanë shfrytëzuar ndjenjat e përbashkëta të poshtërimit për të ngritur pasionet e errëta dhe këto të fundit po dehumanizojnë kulturën tonë dhe minojnë demokracinë liberale. Intuita më thotë se ne jemi vetëm në nisje të kësaj spiraleje dhe se gjërat do të bëhen vetëm më keq.

Historia ofron shembuj të qartë sesi të ndalet cikli i mbyllur i pasionit të errët. Nis kur një lider, apo një grup njerëzish, që kanë çdo të drejtë të ndihen të poshtëruar, që kanë cdo të drejtë të kërkojnë hakmarrje në motivimet e errëta, vendosin të ndëpresin këtë proces. Ata thjesht refuzojnë të gëlltiten nga hidhërimi dhe ata punojnë – me vullnet në vite dhe dekada – për të kultivuar pasionet e drejta në vetvete – të jenë të motivuar nga shpresa, kujdrsi dhe një vizion i ndriçuar i së mirës si dhe t’u tregojnë të tjerëve këto pasione, veçanërisht armiqve të tyre.

Vaclav Havel e bëri këtë. Abraham Lincoln e bëri në fjalën e inaugurimit të tij të dytë. Alfred Dreyfus e bëri pas dënimit të tij të rremë dhe Viktor Frankl e bëri pas Holokaustit. Mund të besosh se Jezusi është mesia ose jo, por çfarë i jep jetës së tij një madhështi morale ishte aftësia e tij për të përballur urrejtjen me dashuri. Këta liderë manifestua një durim dhe vetëkontroll të mahnitshëm. Ata nuk kërkuan shpagim dhe hakmarrje.

Sigurisht, më vjen ndërmend këtu, Martin Luther King Jr.:

Kundërshtarëve të mij më të hidhur u them: ne do ta barazojmë kapacitetin tuaj për të shkaktuar vuajtje me kapacitetin tonë për të duaruar vuajtje. Ne do të përballim forcën tuaj fizike me forcën e shpirtit. Na bëni çfarë të doni, dhe ne do të vazhdojmë t’ju duam. Ne nuk mundemi që me ndërgjegje të qetë t’i bindemi ligjeve tuaja të padrejta, sepse mosbashkëpunimi me të keqen është po aq një detyrim moral sa ç’është bashkëpunimi me të mirën. Na fusni në burg, dhe ne sërish do t’ju duam

Patjetër që Nelson Mandela më vjen ndërmend. Duke i qëndruar larg dorëzimit te pasionet e errëta, ai e orientoi jetën e tij drejt një vizioni të së mirës.

Në jetën time

tha ai afër fillimit të burgosjes së vet 

i jam dedikuar kësaj beteje të popullit afrikan. Kam luftuar kundër dominimit të bardhë dhe kam luftuar kundër dominimit të zi. Kam dashur idealin e një shoqërie të lirë dhe demokratike në të cilën të gjithë personat do të jetojnë së bashku në harmoni dhe me mundësi të barabarta

Galston që është një teoricien politik, rigjallëron traditën e vjetër që thekson se fjala dhe retorika kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të nxitur apo shtypur pasionet. Kur ne zgjedhim liderët tanë,ne jo vetëm që zgjedhim një tërësi politikash, por zgjedhin edhe ekologjinë morale që ata krijojnë me fjalët e tyre. Ai vë në dukje po ashtu se në fillim të viteve ‘2000, ndërsa miliona vende punë të prodhimit huymbën, lidershipi kombëtar mezi ndali që ta vinte re.

Do të shtoja vetëm se në mënyrë që të shtypen pasionet e errëta dhe të nxiten ato të mira, liderët duhe të krijojnë kushte në të cilat njerëzit të mund të përjetojnë mobilitet social. Siç e kanë kuptuar prej kohësh filozofët, antidoti i frikës nuk është kurajua, por Shpresa. Nëse njerëzit ndiejnë se jeta dhe shoqëria e tyre nuk lëviz, ata do të luftojnë si akrepat në një kazan. Por nëse ndiejnë se ata personalisht po përparojnë drejt diçkaje më të mirë, se shoqëria ku ata bëjnë pjesë po përparon drejt diçkaje më të mirë, ata do të përftojë një ndjesi të zgjeruar të vetëkontrollit, motivet e tyre do të orientohen drejt kapjes së ndonjë mundësie të shkëlqyer dhe këto janë motivime të mira për t’u patur.

Pasionet e errëta shohin pas, drejt ndonjë padrejtësie të bërë në të shkuarën dhe i bëjnë njerëzit zemërgur. Pasionet e mira shohin përpara drejt një jete më të mirë dhe i bëjnë njerëzit mendjemprehtë por zemërmirë.

Burimi: The New York Times 

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.