TV Klan thotë se jemi perla sekrete e Mesdheut, sipas një reviste spanjolle
Televizioni me licencë Kombëtare “Klan” i kushton një kronikë sot, turizmit në Shqipëri. Kronika hyn “te lajmet nga bota” për Shqipërinë, sepse është asgjë më shumë sesa një përkthim i shkurtuar i një shkrimi të një reviste spanjolle, “Hola”, për turizmin këtu.
"Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe, e njohur si ‘Karaibet Evropiane". Ky është titulli. Kaq mjafton, që reportazhi entuziast të merret, punohet, të nxirren planet dhe ja: perla sekrete shkel në Kinostudio.
Në të vërtetë nëse sheh faqen online të revistës, të gjitha shkrimet për turizmin kalojnë me tituj sensacionalë. Kjo është zgjedhja e medias në fjalë. E lodhshmja këtu është që materiale të tilla promocioni merren nga turshitë mediatike në Tiranë e përsërisin pa ndalim rrëzëllitjen e mrekullueshme të këtij vendi që vetëm i tillë nuk është.
Cili idiot, se idiote nuk ka me përkufizim, do të mendonte se në Spanjë apo Itali, Greqi apo Kroaci dhe Francë do të shihnin për perlë një vend tjetër të Mesdheut? Që është një basen i mbyllur që karakterizohet nga një kulturë jetësore e përbashkët, ngjashmëri gjeofizike, kulinarike dhe klimaterike? Ku është perla, e ku llagëmi në këtë rajon që është tej e tej, i dëshirueshëm për t’u parë?
Çfarë vlere ka te shqiptarët promocioni i Shqipërisë sot? Pjesa më e madhe e qyetarëve e kanë shëtitur këtë vend dhe dinë të çmojnë se sa mirë është, sa shtrenjtë apo lirë e kështu me radhë.
Dhe a merr revista “Hola” materiale të redaksisë së lajmeve të Tv Klan për Spanjën? Ka rëndësi kjo pyetje edhe për të sqaruar komplekset e inferioritetit që nuk po i nxjerr asnjë parfum dhe asnjë lloj luksi në këtë vrimë kulturore të Europës.
s.zaimi
Comments
Kush ka vizituar Korfuzin( qe
Kush ka vizituar Korfuzin( qe eshte nje hedhje guri matane) e di fare mire se kush eshte perle, se kush e cili vend ka plazhe te fshehta, uje kristal, vije bregdetare me te bukur.....
Pra, cetem Korfuzi e ka bregdetin me te madh se ai i plazheve te Shqiperise dhe 10 here me te bukur.
E mos te krahasojme te gjithe Greqine apo Mesdheun.
Kroacia, Turqia dhe kjo shterpa jone qe e kemi memedhe Alvania, e moren pergjigjen kete vere.
Turistet gjermane ne Turqi shtriheshin ne llogacet e bregdetit te Alanyas perdhe, larg shezlloneve ku kurdet dinsiza te vine cdo 30 min e te detyrojne kafe ose pije freskuese sepse duhet te paguash shezllonin qe je ulur bedava.
Kam 4 vite qe frekuentoja Qipron turke, e lashe Turqine sepse fillluan te ripnin turistat pasi iu hyri tahmaja, nuk ndaleshin. .
Turqit qipriote ishin dhe jane esnafe, dallimi midis tyre eshte si nje sarraf kosovar dinsiz me nje shqiptar te zakonshem .
Kete vere po e kaloj ne Greqi, jashte Athines. E zgjidha pergjithmone, bleva nje apartment qe me kushtoi mbi 200 mije euro. Po kenaqem, e ku ka si ketu, nuk duan tia dine se jam musliman, femijet qe iu kam vene emra musliman I duan, I perqafojne, I flasin embel, ba sherbejne me byzeqeshje, ore na duan se jemi gjitone dhe nuk iu intereson feja jone.
Edhe vellezerit e mi qe jetojne ketu cuditen se si e gjej gjuhen me greket. Per cudi me rastis qe ka greke qe din turqisht dhe fillojne e flasin vete kur degjojne emrat musliman, nuk kane alergji ose neveri nga ne.
Shqiperi te kam dhjere ketu e 35 vite, qe kur te lashe, nuk me dhe asgje, e as po me jep. As nder e as lavdi. Oh sa mire te mos hesh shqiptar, por ja qe u lindem te tille e nuk mund ta mohojme.
ku te pushoj une?
Me duket pak interesante pasi ve re se te gjitha baterite leshohen te nje TV qe ka perkthyer apo perserit nje shkrim te nje gazete a reviste te huaj qe flet me superlativa per plazhet shqiptare. Po askush nuk mirret me gazeten a revisten qe e ka botuar shkrimin. Qe ne nje pjese te mire jane reclama te paguara ku nga qeveria shqiptare, ku nga resortet private shqiptare, kjo nuk do shume mend per tu kuptuar.
Problemi eshte: cfare te keqe ju ben ju kjo pune. Apo se emrat e gazetave jane nga me prestigjiozet ne bote. Po lekun gjithkush e deshironka
Te gjitha qeverite shpenzojne miliona ne reklama dhe pjesa e luanit e tyre shkon ne te tilla kronika e gazeta te revista internacionale.
Psh qeveria greke ne 2005 shpenzoi 60 milion euro reklama turistike sipas kathimerini (https://www.ekathimerini.com/opinion/30412/upgrading-the-tourism-sector/). Dhe padyshim frytet i korri me vone.
Ne numrin e fundit (shtatorit 2025) te National Geografik International kishte nje reklame 1 faqe te nje resorti shqiptar. Mund te kete kushtuar dicka nga 140 mije ne 250 mije Euro.
Kete pune ben Kroacia ka 5-6 vjet. Do e shikojme sa do arrijne.
Edhe Italia eshte kthyer te reklama kete vit. Provoni e shkoni ne Rimini, vargjet e shezlongjeve me kilometra jane bosh. Shkoni e paguani nje hotel me tre yje 100 -120 euro nata (per person jo dhoma), e zhytu ne ujin e rrethuar me mur guri, e pastaj hajde krahasoje dhomen e hotelit apo me ujin ketu. Vjet Italia ra nga shifrat e turizmit, e kete vit pritet te bjere perseri.
Pjesa e mesdheut ne pergjithesi pati renie te turizmit ne 2024, Franca nuk i arriti 90 milionet qe kishte ne 2023. Turqia ra 9% ne 57 milion, Italia ra ne 64. vetem Spanja me 84 milione dhe Greqia me 33 ruajten shifrat e vjetra apo u rriten dicka (Greqia u rrit 12% ne numra dhe ne 4.8% ne te ardhura).
Por te gjitha keto kane shpenzuar pafund ne reklama
Do te thoni ju qe sherbimet jane me te mira. Padyshim ne pergjithesi jane me te mira. Por kane eksperience shume me te madhe dhe nje qeveri qe e do vendin e vet.
Une personalisht te keqen kesaj une ia shikoj diku tjeter.
Per mua shifrat e Tiranes zyrtare per 10 milion te themi turiste ne vit, nuk me ben shume pershtypje ne eshte nje Xhon anglez a Jurgen gjerman, apo eshte nje Dritan e Gazmend qe vjen nga italia, greqia a anglia per tu cmallur njerezit e vet, baballare e gjysher ketu.
Ky i ardhuri, vjen me ca para, te cilat do i shpenzoje disi per nje jave, dhe jane aq para sa une nuk i kam. Ky, qe i ka me djersen e ballit, bashkohet bashke me djalin 20 vjec te ministrit, qe e ka xhepin plot, dhe te dy paguajne shezllong 50 euro dita, hane nga 30-100 a me shume euro dita per njeri ne vakt, flene ne dhoma 200-300 euroshe. dhe cfare bejne.
Bejne qe une te mos dal dot te plazhi para te cilit jam rritur.
Bejne qe zona si Himara, Dhermiu a Ksamili te kthehen ne tabu per nje cift punetoresh me rroge. Nga njera ane eshte sasia e limituar e ne hoteleri qe ofrojne, nga ana tjeter cmimi eshte i larte dhe une nuk e perballoj dot, se paguan ai qe vjen nga jashte me takat 3 here me teper se une.
Dhe kjo, jo se keto zona ofrojne sherbim te cilesise se larte.
Jo se keto zona i derdhin fekalet e tyre ne nje vend tjeter me te specializuar se ca zona te Durresit psh.
Natyrisht ka zona sa te duash ne Itali ku nje italian nuk shkon dot ne sezon se vjen gjermani, anglezi a Amerikani. Pa fol per Greqi e Spanje. Drejt asaj po shkojme edhe ne si duket
Kesaj si do ia bejme, se Klani a Topi, a keto fletushkat pas tyre jane si kudo tjeter ne bote. Ku me shume e ku me pak, te gjithe i kane marre leket e asaj qe transmetojne ne gjthe boten
Add new comment