Takimi me FMN-në, Cani: Nuk do ketë rritje taksash. Ilahi: Vazhdon rritja ekonomike, bëtë reforma të nevojshme

Në takimin për nxjerrjen e konkluzioneve e rishikimit të programit të FMN-së në Shqipëri, shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë, Nadem Ilahi u shpreh se Shqipëria do të vijojë rritjen ekonomike edhe përgjatë vitit 2015, e cila parashikohet me 3 përqind. Sipas Ilahit, pavarësisht përmbytjeve dhe kredive të këqija, ekonomia do të vijojë rritjen si pasojë e reformave të marra në shumë sektorë, ku më e rëndësishme është reforma në sistemin energjitik. Të pranishëm në këtë takim ishin Ministri i Financave, Shkëlqim Cani si dhe Mnistri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Cani theksoi se ekonomia shqiptare po ecën rrugën e duhur, ndaj nuk pritet që gjatë 2015-ës të ketë rritje taksash.
Por guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko në këtë takim tha se kreditë e këqija ngelen një problem serioz për bankat.
a.k
Add new comment