Të shtëna ndaj patrullës së policisë në Lazarat. Forcat RENEA dhe krerët e policisë zbarkojnë në fshat

Postuar në 18 Mars, 2015 03:26

Pas shumë kohësh qetësie, Lazarati rikthehet në qendër të vëmendjes. Ndërsa droga “rezervë” e këtij fshati vazhdon të shitet jashtë vendit, mësohet se katër persona të armatosur kanë qëlluar mbi policinë në këtë fshat. Ndoshta edhe si test ndaj reagimit të policisë këto kohë të trezuara politike, ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21, dhe shtënat erdhën nga një makinë në të cilën u gjet edhe një fenelinë policie. Pesë grupe të Forcave Speciale dhe RENEA të ardhura nga Tirana se bashku me efektivë të policisë së Gjirokastrës kanë zbarkuar në Lazarat, ndërsa po kryhet kontrolli i imtësishëm i të gjithë territorit të fshatit për të identifikuar dhe gjetur autorët e kësaj ngjarjeje. Në Gjirokastër ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të policisë.

a.k

Comments

Submitted by Dy Standardet... (not verified) on

Duhet tu sqarohet Lazaratsve

se veprimi ndaj tyre nuk ishte politik

(se jo kudo, ku eshte verifikuar droge, qeveria e sotme eshte sjelle ne kete menyre si ne Lazarat);

U duhet qartesuar atyre: perse disa deputete te Maxhorances, madje te afert me kryeministrin,

ose jane duke u akuzuar si te interesuar per drogen, ose kane kerkuar legalizmin e saj.

Ndeshkimin e nje fshati te tere, e kryenin vetem paraardhesit e socialisteve- komunistet.

Pluralizmi e perjashton sjelljen me dy standarde.

Ligji eshte i njejte dhe i drejte me te gjithe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.