Edhe në Europë po i “kërkojnë ndihmë” shkencës për zgjidhjen e konflikteve politike. “DW” sugjeron: “Grindja gjermano-greke - një rast për psikologun”

Postuar në 18 Mars, 2015 08:59

Janë të shumtë, në mos të gjithë ata që panë te deklarata e Ilir Metës, se “Tom Doshi duhet të shkojë në psikiatri”, një mënyrë për të relativizuar peshën e akuzave të bëra nga ish-deputeti socialist. Psikiatria e asocion tjetrin me veprime të pakontrolluara, haluçinante dhe që nuk para i binden ligjësisë shkak-pasojë. Dhe teksa kryetari i Kuvendit me këtë mesazh kërkon të deklarojë pafajësinë totale, shumica mendon se sipas të gjitha gjasave, Tom Doshi është i kthjellët në deklarata dhe në veprime. Pas tyre besohet se qëndrojnë arsye politike, por hipotetikisht edhe bindja për një atentat. Mirëpo ky lloj trajtimi nuk është edhe aq unik. Pak a shumë në këto shpërgej, sugjeron Volker Wagener i “Deutsche Welle”, duhet parë edhe marrëdhënie e vështirë mes ministrit të Financave të Greqisë dhe atij të Gjermaninsë. “Grindja gjermano-greke - një rast për psikologun”, titullohet opinioni i tij i sotshëm. Pra ndryshimi mes rastit Doshi-Meta dhe atij Varoufakis-Schäuble është korrigjimi i termit psikiatri me psikologji. Nuk është ndryshim i vogël, por gjithsesi inkuadrimi i këtillë i afron situatat në pikën se kompromisi po duket i pamundur. “Aktorët kryesorë në kakofoni janë ministrat e financave të dy vendeve. Konfrontimet e tyre publike kanë shumë nga konflikti atë-bir. Nga njëra anë greku rinor dhe sportiv me pikëpamje politike marksiste dhe qëndrime moderne. Një njeri i botës akademike dhe i teorisë. Kontrahenti i tij kryesor në BE është pothuajse në çdo aspekt te tij. Wolfgang Schäuble është në dekadën e pestë të tij në parlamentin gjerman, njëri i praktikës në politikë, me përvojë në arritjen e kompromisit. Kursimi është për këtë konservator arsye shtetërore, dhe për të është e huaj që të shpallë favore financiare. Varoufakis me këmishë gjithmonë të hapur dhe motoçikletë para Ministrisë duket si një anëtar i dikurshëm i një boy band. Schäuble nga ana tjetër është nëpunësi klasik i shtetit me një etos të llojit protestant për detyrën”, shkruan Wagener. Pasi lexon këtë përshkrim dhe karakteristikë të dy përfaqësuesve të brumosur nga ideologji dhe përvojë e ndryshme, shumëkush mund të pyesë se ku ndryshojnë Meta me Doshin? http://www.dw.de/grindja-gjermano-greke-një-rast-për-psikologun/a-18321537

Comments

Submitted by astrolog (not verified) on

"....shumica mendon se sipas të gjitha gjasave, Tom Doshi është i kthjellët në deklarata dhe në veprime. "

Ne c'menyre e matet mendimin e shumices ???

Nese nuk keni ndonje metode te koheve te fundit ,qe nuk e dijme, atehere edhe ketu duhet psikologu...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.