Shqipëria “bredh” gjyqeve. Së fundmi u dhanë 125 040 $ për shpenzime në arbitrazh përballë një kompanie greke që kishte depozita nafte në Durrës

Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e saj të datës 11 mars një vendim për shtesë fondi në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë, për përballimin e shpenzimeve administrative në arbitrazhin ndërkombëtar për çështjen “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum Products Societe Anonyme SA, kundër Republikës së Shqipërisë”. Shuma e akorduar është 125 040 dollarë dhe është marrë në të njëjtën ditë me vendimin për pagesën e Cherie Blair, që do të mbrojë Shqipërinë sërish në arbitrazh përballë pretendimeve të “Rapiscan”. Mirëpo nëse këtë të fundit, qeverisë së tanishme ia la në derë qeveria Berisha, çështjen e parë e kanë krijuar me vendimet e veta qeveritë e dikurshme socialiste. Fjala është për depozitat e naftës në Durrës, që iu dhanë kompanive greke, në kohën e qeverisë “Majko”, megjithë kundërshtimet e partnerëve ndërkombëtarë. Ishte qeveria “Berisha” që me një VKM bëri një kalim pronësie duke provokuar kalimin e çështjes në arbitrazh(http://www.durreslajm.com/investigim/durrës-15-vjet-më-parë-depozitat-e-naftës-mëkati-ekonomik-i-majkos). Anasjelltas, është pezullimi i koncesionit dhënë “Rapiscan” nga Berisha, që çon sërish Shqiëprinë në arbitrazh. Pa harruar CEZ dhe TEC Vlora.
http://www.legjislacioni.gov.al/frontend/change_document_fil...
Add new comment