“Të Paeksopozuarit” / Frroku mban të njëjtin qëndrim: S’e informova Doshin për vrasje, në makinën time asnjë trafikant droge

Postuar në 20 Mars, 2015 02:23

Deputeti Mark Frroku, gjatë një intervistë ekskluzive te emisionit “Të  Paeksopozuarit” drejtuar nga Ylli Rakipit, rrëfeu  për më shumë se dy orë të vërtetën mbi çështjen Doshi. Duke pranuar miqësinë politike dhe në biznes me Doshin, Frroku jo vetëm mohon të ketë bërë informatorin e atentatit, por madje thotë se me ngjarjen u njoh vetëm në media kur deputeti Tom Doshi denoncoi publikisht. Frroku mohon njohjet me Durim Bamin, ndërsa me Dritan Priftin thotë se e ka lidhur vetëm biznesi. Gjithashtu ai mohoi edhe përfshirjen e tij në dekonspirimin e operacionit policor dhe fshehjen në makinën e  tij të një trafikanti droge. Madje deputeti pretendon se targa e makinës së publikuar në njoftimin e policisë, nuk i përket mjetit të tij. Ndërsa arrestimin e vëllait të tij Arben Frrokut dhe kalvarin gjyqësor që u konkludua me pretencën e Prokurorisë e cila kërkon burgim të përjetshëm, deputeti Frroku e cilëson si haraç që po ia paguan padrejtësisht PD-së për shkak të shkëputjes nga kjo forcë politike. Mark Frroku hedh akuza për manipulim të proçesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.