“INA”/ Në Maqedoni po vazhdojnë skenarët e përçarjes dhe copëtimit të votës shqiptare

Agjensia e lajmeve “INA” shkruan se në Maqedoni po vazhdojnë skenarët e përçarjes dhe copëtimit të votës shqiptare, sesa idetë për unifikim. Sipas “INA”-s së fundi skenës politike i janë shtuar edhe subjekte të reja politike, të cilat në mungesë të unitetit do të ndikojnë edhe më tepër në përçarjen e votës shqiptare dhe defokusimin e elektoratit shqiptar, që në një situatë e tillë gjithnjë kanë dominuar dhe përfituar dy forcat më të mëdha BDI dhe PDSH. “INA” shkruan se formimi i partive politike është shëndrruar në një trend më të preferuar nga shumica e qytetarëve dhe grupacioneve të ndryshme, që synojnë ardhjen e tyre në pushtet, por edhe me përkushtimin e disa prej tyre për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve apo avancimin e pozitës së tyre. Përkundër kësaj situate, pozicion më të favorshëm në skenën politike shqiptare kanë Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) dhe pas tyre radhitet Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), Lëvizja për Reforma në PDSH, Lëvizja “Besa” dhe shumë parti tjera të vogla apo që funksionojnë gati vetëm me liderin dhe ndonjë bashkëpunëtorë të ngushtë.
Comments
"Kryeministër Erdogan, Shkupi
<h1 style="font-family: 'Trebuchet MS', Helvetica, sans-serif; margin: 0px 0px 2px; font-size: 26px; font-weight: bold; padding-top: 8px; padding-bottom: 4px; color: rgb(51, 51, 51); border-bottom-width: 2px; border-bottom-style: solid; border-bottom-color: rgb(219, 218, 218); line-height: normal;">"Kryeministër Erdogan, Shkupi është me ty"(FOTO)</h1><p>http://almakos.com/lajme/maqedoni/27122-kryeminister-erdogan-shkupi-esht...
Add new comment