Alarmet false për bombë, Didi dhe Totozani analizojnë situatën dhe bëjnë apel për t’i dhënë fund

Policia e Shtetit dhe Avokati i Popullit i ftojnë qytetarët shqiptarë të bashkëpunojnë me uniformat blu me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, ndërsa u kërkojnë qytetarëve të mos abuzojnë me alarmet fals për bombë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Avokati i Popullit Igli Totozani zhvilluan një takim në lidhje me situatën shqetësuese të alarmeve të rreme për bombë. Më pas përmes një deklarate për shtyp i bënë thirrje qytetarëve dhe institucioneve të shikojnë me seriozitet dhe të bashkëpunojnë për të ruajtur mjedisin e sigurisë dhe për të eliminuar këtë fenomen. “Jemi të vendosur t’ i kushtojmë rëndësi çdo rasti, edhe pse një pjesë e tyre janë false, ti vlerësojmë dhe gjykojmë si të vërteta. Edhe pse është një kosto e madhe për policinë është dhe kosto psikologjike për qytetarët që po mundohemi përmes kësaj deklarate apo takimi tua përcjellim të na mbështesin në inisiativën tonë, të na informojë për çdo rast me qëllim që ta eliminojmë edhe këtë fenomen që ndoshta në fillim është i nxitur por më pas mund të na kthejë dhe të na lejojë që mund të na sjellë kosto më të mëdha”, - tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Artan Didi.
Add new comment