Tom Doshi takim me Dritan Priftin, pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij

“Panorama online” njofton se ndërkohë që Prokuroria për Krimet e Rënda kishte bërë publike kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, deputeti i Shkodrës është parë në shoqërinë e ish deputetit të LSIsë, Dritan Prifti. Sipas “Panoramës” mësohet se ata kanë qenë në një drekë së bashku ne ambientet e hotel “Sheraton”, ndërkohë që janë fiksuar nga kamerat duke hipur së bashku në të njëjtin automjet, më të cilin edhe janë larguar. Largimi ka qene i shpejte, duke shmangur mediat, e pa dhënë asnjë koment.
Add new comment