Ambasada e SHBA del hapur: “Mirëpresim veprimin e Prokurorisë për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë”. Çfarë qëndrimi do mbajë PD?

Ish-kryeministri i vendit dhe ndonjë bashkëpunëtor i tij, nxituan sot që të shpallnin prokurorinë si organ nën urdhërat e Ilir Metës dhe duke vlerësuar tek kërkesa për arrestimin e dy deputetëve Doshi dhe Frroku, një manovër për të mbuluar fajësinë e Ilir Metës. Mirëpo ambasada amerikane në Tiranë, duket se ka ndërruar taktikë me ndërrimin e ambasadorit, teksa po i “zë pritë” lojës së vjetër të partive shqiptare për adoptuar deklaratat e përgjithshme sipas oreksit. Përmes një deklarate të posaçme, ambasada thekson hapur qëndrimin pro arrestimit të Tom Doshit dhe Mark Frrokut, madje duke i kërkuar Parlamentit të marrë përgjegjësitë. “Ambasada e SHBA mirëpret veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të demonstruar se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin. Ritheksojmë thirrjen tonë për Prokurorinë e Përgjithshme, Parlamentin dhe institucionet gjyqësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të siguruar proces ligjor të rregullt në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratë. Nisur nga ky mesazh direkt, pyetja shtrohet se çfarë qëndrimi do të mbajë PD-ja në Këshillin e Mandateve dhe Legjislacionit në Parlament?
Comments
Nuk ua mban, do ta votojne
<p>Nuk ua mban, do ta votojne heqjen e imunitetit. Sa trima aq edhe frikacak kur u vihet kufiri te thana.</p>
Add new comment