Sky ECC dhe EncroChat çon në arrestime edhe në Greqi

Postuar në 06 Dhjetor, 2024 13:57

Deshifrimi i komunikimeve të Sky ECC dhe EncroChat ka sjellë arrestime edhe në Greqi. Mediat greke raportojnë se pjesa më e madhe e 20 të arresuarve janë tifozë të grupit të futbollit, AEK.

Po kështu raportohet se me interes për hetimet e palës greke për aktivitetin e grupit në fjalë, është edhe një 29 vjeçar shqiptar që është vrarë në Shqipëri me shpërthim eksplozivi ndërkohë që një prej figurave kyçe të grupit, një shtetas grek i moshës 36 vjeç qëndron aktualisht në Francë, ku akuzohet për trafikimin e 1.5 tonëve kokainë në vitin 2017.

Pastrimi i parave të fituara nga aktiviteti kriminal kryhej përmes kompanive të dhënies me qera të makinave në Athinë dhe në Mikonos.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.