Pas kërkesës së Prokurorisë, dy deputetët para Këshillit të Mandateve. Pritet përballja Meta­-Doshi

Postuar në 21 Mars, 2015 01:24

Sot pasdite, në orën 17:00, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend, pritet të mblidhet e të diskutojë rreth kërkesës së Prokurorisë për t’i dhënë autorizim për ndjekje penale ndaj dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Për shkak se kreu i Parlamentit, Ilir Meta është njëherazi edhe kryetar i këtij Këshilli sot pritet edhe përballja e parë e tij me Tom Doshin pas akuzave publike që detyruan Prokurorinë të nisë hetimet. Në bazë të rregullores së Kuvendit, është ky këshill që harton një raport për seancën parlamentare, e cila më pas voton raportin me shumicë të thjeshtë votash, pra raportit i nevojiten 71 vota. Dy deputetët u njoftuan dje, me shkresa të veçanta, për të qenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.