Ilir Meta ‘shmang përplasjen’ me Doshin, tërhiqet nga kreu i Këshillit të Mandateve. Vangjel Dule merr drejtimin

“Panorama” shkruan se kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i akuzuar direkt nga deputeti i Shkodrës Tom Doshi si porositës për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, ka zgjedhur të mos jetë drejtues i mbledhjes së sotme të këshillit të Mandateve, në të cilën pritej edhe përballja mes tij dhe deputetit të përjashtuar nga PSja. Këshilli Parlamentar për imunitetet, i cili përbëhet nga 9 anëtarë dhe që pritej të kryesohej prej kreut të Kuvendit, Ilir Meta, do të shqyrtojë sot kërkesën e Prokurorisë. Burime pranë Kuvendit bëjnë me dije se mbledhjen e sotme, të Këshillit për Mandate dhe Rregulloren, njoftuar të nisë në orën 17.00 nuk do ta kryesore kreu i Kuvendit, Ilir Meta, por nënkryetari Vangjel Dule. Duket se Meta ka zgjedhur të shmangë një përplasje të mundshme live me deputetin Doshi, me të cilin deri më tani ka replikuar ashpër në distancë, përmes deklarimeve publike për media.
Add new comment