Mustafa: "Kabineti qeveritar i Kosovës, sëbashku në Udhën e Kombit, për të arritur në të njëjtën kohë në Tiranë"

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur optimist sa i përket mbledhjes që nesër do mbajnë dy qeveritë shqiptare në Tiranë. Përmes një postimi në “Facebook”, Mustafa shkruan se tashmë po kryhen përgatitjet e fundit për mbledhjen e përbashkët.
“Për qeverinë që unë drejtoj, prioritet është bashkëpunimi me Shqipërinë, përmes një politike të bashkërenditur për interesat tona të përbashkëta, për interesat e shqiptarëve në rajon, si dhe për realizimin e bashkëpunimit edhe për çështje të karakterit rajonal dhe të procesit të integrimeve euro-atlantike. Dy shtetet tona, kurrë deri më tash nuk e kanë pasur situatën më të përshtatshme në shtëpi, por edhe atë rajonale e ndërkombëtare, që të krijojnë politika të përbashkëta në të gjitha fushat, që na lidhin dhe i bëjnë marrëdhëniet tona dypalëshe të veçanta. I gjithë kabineti qeveritar që gjendet në Kosovë do të kalojë së bashku udhën e kombit për të arritur të organizuar dhe në të njëjtën kohë në Tiranë” shkruan Mustafa.
n.k
Add new comment