Kali me organe jashtë, fëmijët dëshmitarë të pamjes së frikshme në kopshtin zoologjik të Tiranës (VIDEO)

Postuar në 23 Mars, 2015 14:25

Torturë dhe një pamje e frikshme në vend të argëtimit. Kështu është regjistruar në sytë e disa fëmijëve, pamja që u ofroi një paradite si vizitorë të Kopshtit Zoologjik të Tiranës. Një kalë që i mbijeton për rastësi fatit, i prerë në bark dhe me organet e brendshme që i varen jashtë. Mësohet se kali “bashkëjeton” në këtë kopsht me një dem, i cili e ka sulmuar atë. Tej kushteve të mjerueshme për mirëmbajtje, (prej vitesh tashmë), kafshët janë lënë në mëshirë të fatit dhe nga kujdestarët që duket se as për hir të njerëzillëkut, nuk kanë treguar vëmendje. Videoja është regjistruar nga fëmijë dhe të rritur, të gjendur për një vizitë në këtë kopsht. Njëri prej kuajve bënte xhiron brenda gardhit, teksa nën të lëviznin organet e tij të brendshme,  të dala jashtë. Video është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga “Animal Rescue Albania”, një grup vullnetarësh që merret me kafshët.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.