“Koha Ditore”/ Bashkëpunimi shterp, shumë nga marrëveshjet mes dy qeverive ishin firmosur dhe një vit më parë

Postuar në 24 Mars, 2015 02:06

Bashkëpunimi shterp, e cilëson sot “Koha Ditore” mbledhjen e përbashkët të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Sipas “Koha Ditore” plot dymbëdhjetë marrëveshje i kanë arritur, të hënën, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët që e kanë zhvilluar në Tiranë. Shumë sosh kishin firmosur një vit më parë, por kurrgjë nga to nuk është realizuar. Prizreni ishte përzgjedhur për të mbajtur mbledhjen e parë të përbashkët. Marrëveshja për bashkëpunim strategjik ishte firmosur para monumentit të Lidhjes Shqiptare. Me simbolika patriotizmi është organizuar tash, edhe e dyta në Tiranë. Një sallë mbledhjesh e improvizuar në Pallatin e Kongreseve, është dominuar nga e kuqja dhe e zeza, dhe për dekor kishte një hartë pa kufij ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.