Nis me mesazhe shantazhuese dhe debate mbledhja në Këshillin e Mandatave dhe të Rregullores. Shumica kërkon zhvillimin e saj me dyer të mbyllura

Mesazhet shantazhuese kanë qenë paradhënie për mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve në Parlamentin shqiptar. E parashikuar si një mbledhje ku deputeti Tom Doshi do të paraqesë ato që i quan “fakte tronditëse”, ajo ështëarirë nga një deklaratë e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i cili ka akuzuar Doshin se ka falsifikuar raportin mjekësor që justifikoi mungesën dhe shtyrjen e mbledhjes së shkuar, por edhe ka shtuar se edhe ai “do të paraqesë fakte tronditëse”. Me fillimin e mbledhjes palët kanë debatuar nëse ajo do të duhej të zhvillohej e hapur apo e mbyllur, kërkesë kjo që ka nxitur debate. Mazhoranca ka kërkuar nxjerrjen e medias jashtë, ndoshta me qëllimin që faktet tronditëse t’i mbajnë larg vëmendjes së publikut.
Add new comment