Kriza në Maqedoni, agjencia “INA” shkruan se shqiptarët janë anashkaluar nga dialogu

Postuar në 26 Mars, 2015 02:43

Agjensia e lajmeve “INA” shkruan se ka paralajmërua që faktori shqiptarë është jashtë dialogut politik për krizën politike në Maqedoni. Javën e ardhshme dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM do të nisin negociatat në Bruksel për tejkalimin e krizës politike dhe gjetjen e një zgjidhje. Ky dialog do të ndërmjetësohet nga evrodeputetët e mirënjohur evropian, Eduard Kukan, Richard Hovit dhe Ivo Vajgl, si raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë. Siç bëhet e ditur për “INA” nga burime diplomatike evroperëndimore në Shkup, BE po planifikon të ulë në tryezën e bisedimeve edhe dy liderët e partive politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM. Më pas partitë shqiptare do të përfshihen në aspektet teknike që do të diskutohen nga gjitha partitë parlamentare në Shkup dhe do të ndiqen nga treshja evropiane e deputetëve të Parlamentit Evropian që ka nisur angazhimet dhe planin për nxjerrjen e Maqedonisë nga kriza politike. Treshja evropiane janë evrodeputeti slloven liberal dhe njëherësh raportues i PE-së për Maqedoninë, Ivo Vajg, Richard Hoëitt nga grupi i socialistëve që dhe njihet si ish-raportues për Maqedoninë si dhe Eduard Kukan nga grupi demokristian pranë PE. Eurodeputeti Vajgl ka theksuar se roli i tyre do të jetë  lehtësues dhe ndërmjetësues. Sipas tij, në Maqedoni ka dy pjesë të krizës, me ç`rast në njërën anë është dialogu politik dhe në anën tjetër hetimet për rastet me të cilat po ballafaqohet ky vend dhe që duhet mbështetje nga ekspertë evropianë. Por “INA” shton se përjashtimi i faktorit politik shqiptar nga kjo tryezë do të shmangë fokusin nga problemet reale me të cilat po ballafaqohen shqiptarët sa i përket avancimit të pozitës së tyre institucionale në Maqedoni. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.