Mazhoranca, votë unanime(1 abstenim)për heqjen e imunitetit të Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Prokuroria e lirë t’i arrestojë

Parlamenti ka hequr me votim të fshehtë imunitetin e dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku duke I hapur kështu rrugë Prokurorisë për arrestimin e tyre. Në votimin e fshehtë në parlament për heqjen e imunitetit të deputetit të Shkodrës, Tom Doshi votuan 80 deputetët e pranishëm në sallë, ndërsa për Mark Vrrokun pati 70 vota pro dhe 1 abstenim. Votimi tregoi se socialistët respektuan unanimisht vendimin e grupit duke “ndëshkuar” dy deputetë nga gjiri i saj. Ky vendim i liron duart Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve.
l.m
Add new comment