PD-ja hyn në fushatë elektorale me “kauzën” e dekriminalizimit

Postuar në 26 Mars, 2015 13:05

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë nisur fushatën elektorale me teza politike. Basha ishte sot në Kavajë, për të folur edhe njëherë për lëvizjen antikomuniste të ’90-ës. “Kryengritja antikomuniste njëzet e pesë vjet më parë e Kavajës solidare dhe të bashkuar nuk është thjesht një rrëfim i bukur për bijtë, për bijat, për brezat e ardhshëm. Është një histori e gjallë që udhëton në kohë me mesazhet e saj aktuale. Siç lindi pranvera e shpresës 25 vjet më parë, sërish po vjen agu i ofertës së re, këtu në Kavajë e kudo në Shqipëri, me më të mirët e bijve dhe bijave tona...Ka një kryefjalë që shpreh më mirë dhe më saktë se të tjerat të keqen që ka zënë për gryke prej më shumë se një viti Shqipërinë dhe shqiptarët. Është kriminalizimi i pashembullt, deri në palcë dhe deri në majë i qeverisjes. Nga Kavaja nis sot dekriminalizimi pa kthim i politikës shqiptare dhe do të shtrihet në gjithë vendin. Jo në bashki, jo në drejtim, jo në parlament por para drejtësisë trafikantët, kriminelët, gangsterët, banditët dhe miqtë e tyre politikanë. Qytetarët do të ndëshkojnë me votë mashtrimin, braktisjen, arrogancën, mjerimin, papunësinë, mungesën e shpresës ku i ka kredhur Edi Rama dhe Ilir Meta”, tha Basha. Nuk dihet nëse kryetari i PD-së i beson këto që thotë, por duket shumë e dyshimtë që një fushatë elektorale që pajton objektiva komunitarë për zgjedhjet lokale, me synime politike, të japë rezultat. Madje edhe të kuptohet mirë. Aq më tepër që perceptimi që politika shqiptare e të dy krahëve është e mbushur me hajdutë dhe plaçkitës të pasurisë publike dhe e lidhur me krimin, nuk është i ri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.