Luan Rama: “Me çështjen “Doshi” donin të destabilizonin vendin. Situatë e ngjashme edhe në Serbi. Duhen hapur dosjet që nga 2 prilli”. Përmendet edhe Olldashi

Postuar në 26 Mars, 2015 16:13

Një nga drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka hedhur sot në emisionin “Opinion” një tezë politike që mëton të shpjegojë arsye që mund të qëndrojnë pas inicimit të çështjes “Doshi”. Rama ka apeluar që situata në Shqipëri të vihet në kontekstin rajonal duke parë se kush po protteston sot edhe në rajonin ballkanik. “Kush proteston sot kundër reformëve europianizuese? Sheshli në Serbi që proteston kundër reformave të kryeministrit Vuçiç, Agimi i Artë në Greqi dhe Partia Demokratike në Tiranë. Kam bindje se ka qarqe antishqiptare në rajon, që duan të godasin pikërisht procesin e reformave dhe klimës së re të krijuar në Ballkan”, tha Rama. Sipas tij kërkesa për dorëheqje të Ilir Metës dhe apeli për revolucion demokratik shkon pikërisht në sens të destabilizimit të Shqipërisë. Luan Rama madje nuk ka munguar me mesazhe të forta: “Dekomunistizimi dhe dekriminalizimi nuk bëjet me akuza dhe protesta, por duke trajtuar të gjitha dosjet që nga 2 prilli e deri më sot”, tha ai. Rama është konfrontuar edhe me përfaqësuesen e PD-së, Grida Duma, që mori shkas nga një shkëmbim batute. Nuk është shumë e qartë se çfarë ka dashur të thotë Luan Rama, por ai i është drejtuar Dumës duke i kujtuar Bankën “Credins” dhe madje, në nerva e sipër ka përmendur edhe frazën “edhe ai që u akuzua për vrasjen e Sokol Olldashit”. Por mbetet diçka që nuk kuptohet se për çfarë është fjala.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ilir Meta, faktor stabiliteti ne vend, rajon, e me gjere!

- Luan Rama, Bythelepires Profesionist!

Submitted by Samir (not verified) on

Krijimi i paraleleve te tilla eshte jo vetem femijeror dhe informant, por edhe i rrezikshem per paralelet qe ngre. PD eshte nje konglomerat interesash, por PS+LSI nuk jane me pak te tilla. Ne Serbi, Sheshel e Vuçiç vijne nga e njejta parti. Ne Greqi, nje parti ekstremisht e majte si Syriza mund te konsiderohet si aleati me i mundshem i te majteve shqiptare.

"Doshi" eshte me shume interesa e konflikt interesash ekonomike midis te majteve-- qe nga pularite e shumta, deri ne plazhin e Velipojes--ku Meta e njerezit e tij ne Shkoder, kane interesa te pafund. Tom Doshi mund te keye humbur kete radhe, por Meta ende nuk ka fituar.

Luani i Metës mund te thote ç'ti vij per mbare per sa kohe shtypi eshte rreshtuar dhe amplifikon traplleqe e genjeshtra qe fatkeqisht njerezit detyrohen ti pranojne si te mireqena, por te gjithe dallojne nje perplasje klanesh... ku ai qe kontrollon policine e prokurorine del perkoheshit fitues.

Submitted by Kur hyri ne PPS... (not verified) on

Kam qene i pranishem kur Luan Rama u takua me shokun Ramiz Alia, ne Tetor 1989.

dhe si per t'i thene ndonje gje te vecante Shefit te Madh, Luani i beri te njohuir se ...ssapo ishte pranuar ne radhet e Partise!

Ramiz Alia e veshtroi paksa ne sy dhe i tha: "Trim i madh qenke, qe ke hyre ne kete moment ne Partine  Punes!"

Ku ta dinte Ramiz Alia se vazhduesja e PPSh-se do ishte LSI-ja?!

Submitted by Maks Lela (not verified) on

Ng Republike Rrumpalle tani eshte bere Republike Shantazhesh dhe mesazhesh te koduara. Perfundmisht Rilindja ka vdekur!

Submitted by shume larg (not verified) on

Fillun prap me armiqte imagjinare kto. "Klane antishqiptare"!!! Tipik ksenofob komunist!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.