Arben Ristani paralajmëron me bindje të plotë: “Do të ketë zgjedhje të parakohshme”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Arben Ristani, ka komentuar sot deklaratën e se nëse nuk miratohet platforma e dekriminalizimit, opozita nuk hyn në zgjedhje. Ristani është shprehu shumë i bindur se “ne duam që më 21 qershor të bëjmë edhe zgjedhje lokale edhe zgjedhje të përgjithshme. Dhe të jeni të bindur që do të ketë zgjedhje të parakohshme”. Diversion apo opozita ka ende një as nën mëngë? Kjo është e vështirë të thuhet, por duket se politika ka hyrë tanimë në procesin e komunikimit me shantazhe dhe presione, të cilat mundësohen nga dispozitivi i të fshehtëve që klasa politike mban si siguresë. E sigurtë është se në këtë klimë, as zgjedhjet nuk mund të qetësojnë situatën, përderisa nuk ka ndonjë alternativë dominuese, përveç tri partive të diskredituara që operojnë si klane.
Add new comment