Nishani uron kuqezinjtë për ndeshjen me Armeninë, De Biasit i jep shtetësinë shqiptare

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi në Durrës një takim me futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit në prag të ndeshjes me përfaqësuesen e Armenisë. Pasi i përgëzoi për punën, mundin dhe rritjen e nivelit profesionit dhe cilësisë së futbollit, u uroi lojtarëve të ekipit kombëtar të futbollit si dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit një fitore të shumëpritur në ndeshjen vendimtare të ditës së diel. Duke përfituar nga ky takim, Kryetari i Shtetit shqiptar i dorëzoi personalisht trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit, zotit Giovanni De Biasi dekretin e dhënies së shtetësisë shqiptare, duke i uruar njëkohësisht suksese dhe punë të mbarë në drejtimin e futbollistëve shqiptarë si dhe të përmbushjes së ëndrrës mbarëpopullore për një kualifikim të mundshëm të Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit të vitit 2016.
Comments
Urime Gani Abazi!
<p>Urime Gani Abazi! </p>
Add new comment