“Express”, “Zëri” dhe “A1 Report” shkruajnë se babai i Mavrajt humbi jetën ndërsa po luhej ndeshja Shqipëri-Armeni. "Balkanweb" shkruan se Mavraj e mohon

Lojtari i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj e ka realizuar golin pak momente pasi ka marrë vesh se babai i tij ka ndërruar jetë. Kjo raportohet nga gazeta “Express” që e cilëson Mavrajn si shqiptarin “me shpirtin më të madh” dhe se golin ia ka kushtuar babait të ndarë nga jeta.
Ndarja nga jeta e babait të Mavrajt që vuante nga një sëmundje e rëndë është njoftuar edhe nga televizioni “A1 Report” në rrjetin social “Facebook” ndërsa “Zëri” në Kosovë sjell edhe një mesazh ngushëllimi nga Presidenti i Federatës Shqiptare Armando Duka. Sikurse shkruan “Zëri”, Duka është shprehur se pavarësisht se e kishte marrë lajmin e humbjes së babait, Mavraj ka vijuar lojën me kombëtaren ku edhe ka shënuar.
http://www.zeri.info/sport/25957/mavrajt-i-vdes-babai-luan-dhe-shenon/
Megjithatë, agjencia e Lajmeve “Balkanweb” raporton se lajmi i publikuar është mohuar nga vetë lojtari Mavraj. Ky i fundit, sipas agjencisë, është shprehur se babai i tij është shëndoshë e mirë.
n.k
Add new comment