Pranga shefit të Interpol Tiranës dhe një oficereje, fshehën të dhënat belge të Mark Frrokut

Artan Bajraktari, drejtori i Interpol Tirana dhe oficerja operatore Laureta Alla janë arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Policisë së Shtetit dje në orët e vona të mbrëmjes. Mësohet se Bajraktari e Alla fshehën provat nga Belgjika që implikonin Mark Frrokun në akuzën që ai ka për vrasje në këtë shtet. Ende nuk dihen detaje se çfarë kanë fshehur saktësisht, por sipas asaj që mësohet ka prova të forta për shkelje të rëndë nga ana e oficerëve ndaj edhe është bërë ndalimi i tyre. Më parë Bajraktari ka qenë Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë, por para disa javësh ai është hequr nga ky post dhe kaloi si Drejtor i Interpol Tirana, që është nën varësinë e drejtorisë ku ai ka qenë titullar. Artan Bajraktari është emëruar si Drejtor më 2013 dhe ka qenë shef i Interpol Tirana edhe në 2005.
a.k
Add new comment