Ekstremistët e majtë marrin peng një prokuror në Stamboll. Të shtëna në selinë e prokurorisë

Postuar në 31 Mars, 2015 09:53

Në Stamboll, anëtarë të organizatës së ekstremit të majtë, Fronti Revolucionar Popullor për Çlirimin e vendit, e nxjerrë jashtë ligjit në Turqi, kanë marrë peng Prokurorin Mehmet Selim Kiraz. Këto minuta disa të shtëna armësh janë dëgjuar në brendësi të godinës. Prokurori do të dorëzonte në gjykatë çështjen për vdekjen e 15 vjeçarit Berkin Elvan, që humbi jetën një vit më parë pas 9 muajsh në koma. Ai ishte plagosur në kokë gjatë protestave të dhunshme të verës 2013, në sheshin Gezi në Stamboll.

Policia ka rrethuar godinën e gjykatës dhe e ka evakuuar atë, ndërsa ka nisur negociatat për lirimin e prokurorit. Mediat turke raportojnë se në vendngjarje janë parë edhe forcat speciale.

Ekstremistët e majtë kërkojnë, ndër të tjera, që personat përgjegjës për vdekjen e adoleshentit Elvan të pranojnë krimin dhe t’i dorëzohen drejtësisë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.