Boshti Francë-Gjermani-Poloni i kërkon BE-së hartimin e një strategjie të përbashkët mbrojtjeje

Kriza aktuale në vendet kufitare të Bashkimit Evropian, i ka shtyrë ministrat e Mbrojtjes nga Gjermania, Franca dhe Polonia të kërkojnë një fokusim më të madh në politikat e sigurisë dhe mbrojtjes, shkruan Deutsche Welle. Në takimin e të ashtuquajturit "Trekëndëshi i Vajmarit", të mbajtur në Potsdam, ministrat e mbrojtjes së këtyre vendeve Ursula von der Leyen, Jean-Yves Le Drian dhe Tomasz Siemoniak, theksuan se " mbrojtja duhet të ketë një prioritet në agjendën e BE-së". Brukseli kërkon një strategji të re të politikës së jashtme dhe të sigurisë, një kërkesë kjo e formuluar në një letër që ministrat në fjalë i kanë dërguar përfaqësueses së BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Letra pritet të nënshkruhet edhe nga ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve, të enjten në Breslau të Polonisë.
http://www.dw.de/boshti-ushtarak-gjermani-franc%C3%AB-poloni...
a.k
Add new comment