Jahjaga flet për Gjykatën Speciale tek “Epoka e Re”: Mos harroni se Kosova është e varfër, me korrupsion e krim të organizuar

Postuar në 02 Prill, 2015 01:53

Sipas gazetës “Epoka e Re”, presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se duhet një konsensus i gjerë shoqëror për themelimin e Gjykatës Speciale. Ajo ka deklaruar se kjo gjykatë nuk do ta cenojë rendin kushtetues të Kosovës në rast se themelohet nga institucionet vendore. “Do të cenohej në rast se do të lejohej që një tjetër instancë ta krijonte Gjykatën Speciale, duke injoruar institucionet e vendit dhe duke funksionuar jashtë sistemit juridik të vendit”, është shprehur Jahjaga gjatë një interviste për “Epokën e Re”, duke shtuar se Specialja do të merret me raste individuale, assesi me përpjekjet kolektive për liri e pavarësi dhe pastërtinë e luftës dhe UÇK-së. Ajo ka thënë se nuk duhet harruar që Kosova është ende një vend i varfër, i pazhvilluar ekonomikisht, i goditur nga fenomenet e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Sipas Jahjagës, institucionet e vendit janë duke bërë përpjekje të integrimit të të gjitha komuniteteve në shoqëri, në veçanti të komunitetit serb, që sot jeton në pjesën veriore të vendit. Duke folur rreth migrimit të qytetarëve, ajo ka thënë se ky fenomen ka ndodhur si pasojë e vonesës së krijimit të institucioneve të reja. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.