“MAPO”/ Nga Doshi tek Bazhdari, lufta e ashpër e Ramës për Shkodrën nëpërmjet një figure qytetare

Dy vjet më parë, - shkruan “Mapo””, pikërisht më 1 prill, u nënshkrua marrëveshja mes PS dhe LSI, e cila do i hapte rrugën Edi Ramës të bëhet kryeministër. Ndërsa mazhoranca shënoi një rezultat spektakolar në gjithë Shqipërinë, Shkodra nuk mbeti pas. Nuk u deshën shumë, vetëm dy vite, dhe sërish gjërat rrotullohen rreth Shkodrës. Deputeti i preferuar i Ramës, Tom Doshi, është në arrest shtëpie, ndërsa një tjetër deputet i këtij qarku, Mark Frroku, është në qelitë e Policisë së Tiranës. Për të zbutur disi këtë tension me Shkodrën, Rama, vendosi që të kandidojë aty Keti Bazhdarin, një figurë interesante nga ky qytet. Zyrtarizimi i saj u bë sërish me 1 prill. Në krah të saj ishin edhe drejtuesit e LSI dhe deputeti socialist, Paulin Sterkaj. Bazhdari, deklaroi se bashkimi do u japë fitoren. “Mapo” shkruan se jo më kot, direkt pas zyrtarizimit të saj, LSI doli në një konferencë për shtyp për të deklaruar mbështetjen, dhe kjo sipas “Mapos” ishte një mesazh se Rama dhe Meta po shkëputen nga historia e Doshit dhe po kthehen tek Bazhdari. Po sipas “Mapos” që kur nisi sherri mes Ramës dhe Doshit, u tha se në sfond ishte edhe një betejë tjetër në Shkodër, ajo e qytetarisë së Bazhdarit, përballë kandidaturës së preferuar të Doshit, një kryetar komune.
Add new comment