“Panorama” jep detajet e lirimit të Arben Frrokut; pas 2 vitesh lë qelinë, e priti makina 302 “Audi” me xhama të errët e vëllait deputet

Postuar në 04 Prill, 2015 02:06

“Panorama” shkruan se reth tri orë pasi u deklarua i pafajshëm nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, Arben Frroku shijoi lirinë. Në orën 17:50, ai kaloi pragun e portës së jashtme të paraburgimit nr.302, në rrugën “Mine Peza” pa pranga në duar. Për ironi të fatit, i njëjti prag ishte kapërcyer rreth një orë më parë, në drejtim të kundërt, nga vëllai i tij, deputetit Mark Frroku. Sipas “Panoramws” pak metër larg portës, biznesmenin e liruar e priti autovetura tip “Audi” me xhama të errët, në pronësi të vëllait të tij, deputetit Frroku. Dalja e biznesmenit u prit me duartrokitje nga djali i tij dhe të tjerë të afërm të pranishëm te porta dalëse e paraburgimit, duke risjellë edhe njëherë atmosferën e pas shpalljes së vendimit në sallën e gjyqit. Kjo bëri që biznesmeni të ngrinte dorën e djathtë lart për t’i përshëndetur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.