Basha sqaron Dukën: Berisha si i deleguari i PD-së në Durrës nuk qe dakord për kandidaturën

Gazeta “Tema” shkruan se kryetari i i PS, Lulëzim Basha i ka dhënë një shpjegim befasues kandidatit të përbashkët të PD dhe PR për Bashkinë e Durrësit, Agron Duka. Duka i cili kishte marrë zyrtarisht mbështetjen e Bashës dy javë më parë, u refuzua papritur dy ditë më parë. Refuzimi ka acaruar raportet e Partisë Republikane me Partinë Demokratike dhe mund të fus në krizë koalicionin opozitar. Por sipas “Temës” gjatë një takimi që Duka dhe Basha kanë pasur ditën e premte, Basha i ka dhënë Dukës dhe shpjegimin zyrtar për refuzimin. Sipas Bashës faji kryesor për këtë keqkuptim qëndron tek Fatmir Mediu, pasi ky i fundit duhet të ishte konsultuar më parë me Sali Berishën, i cili sipas Bashës, është i deleguari i PD për degën e Durrësit, raporton “Tema”.
Comments
Kaloresi i Fytyres Qeshur
<p>Kaloresi i Fytyres Qeshur (zgerdheshur) eshte ne ekuiliber te plote me paturpesine e tij universale!</p>
Add new comment