Zgjedhjet lokale, Sazan Guri shpall kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës

Sazan Guri është aleati i katërt që i ikën Partisë Demokratike. Ambientalisti do të garojë si kandidat i pavarur nën siglën e Aleanca Ekologjike Evropiane, për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit. Në një intervistë telefonike për “Panorama Online”, Guri konfirmoi se Aleanca Ekologjike Evropiane vendosi që kjo forcë politike do të dalë më vete, dhe kryetari i saj Sazan Guri, do të kandidojë për kryetar të Bashkisë Tiranë. Për “Panorama Online”, ai u shpreh: “Boll kemi mësuar të pamësuarit. Do të kemi një institucion që do të dëgjohet zëri i qytetarëve, me teknicienë, ku vendimet merren në shërbim të interesit qytetar dhe jo vendime politike, vendime nga të cilat përfiton qytetari”. Deri më tani, janë dy kandidatë të pavarur për bashkinë e Tiranës, Sazan Guri dhe Gjergj Bojaxhi.
Add new comment