Vrasja e komisar Lamajt, prokuroria tregoi videon ku është fiksuar prania e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka

Postuar në 05 Prill, 2015 02:50

Sipas të përditshmes “Panorama” organi i akuzës pretendon se në njërën nga tri kamerat që kanë filmuar në vendin ku u vra Dritan Lamaj është fiksuar edhe prania e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka. Në seancën e datës 9 korrik 2014, ku me anë të një monitori të madh të vendosur në sallë u paraqitën filmimet e ngjarjes para gjykatës, prokurorët e kanë pretenduar një fakt të tillë. Në shkrimin e botuar sot nga “Panorama”  thuhet se sipas prokurorëve, në njërën prej videove, e cila nuk u shfaq në sallë për arsye sigurie, mes njerëzve të pranishëm gjendej edhe dëshmitari i mbrojtur, me identitetin e ndryshuar Arben Ndoka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.