Mark Frroku, letër Llallës: Dua leje për të vijuar punën si deputet, në komisione, seanca plenare etj.

Postuar në 07 Prill, 2015 03:31

Nuk do të humbasë asgjë nga puna e përditshme e ligjvënësve, deputeti kristian demokrat Mark Frroku. Ai i ka kërkuar leje kryeprokurorit Adriatik Llalla që të lërë qelinë për t'u bërë pjesë e komisioneve parlamentare dhe seancave plenare në Kuvend. Letra dërguar Llallës është konfirmuar për A1 Report nga një prej avokatëve të Frrokut, Sajmir Vishaj. Ai argumenton se përsa kohë nuk ka një masë për pezullimin e ushtrimit të funksionit publik, deputeti Mark Frroku duhet të shoqërohet me polici për të qenë i pranishëm në të gjitha aktivitetet politike dhe të bëhet pjesë e votimit të projektligjeve në Kuvend.

 

a.k

Comments

Submitted by shqiptar-amerikan (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp;Pash Zotin o Prokuror, jepi leje te shkoje ne parlament ketij. Se po nuk i dhe leje, ai do te fiket nga marazi,por edhe parlamenti nuk mund te &nbsp;funksionoje...&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.