PD akuzon: Rama i dha lagunën e Patokut, vëllait të deputetit Prenga, që ka probleme me drejtësinë

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë lagunën e Patokut vëllait të deputetit Armando Prenga. “Me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit të Edi Ramës, ka arritur të fusë në dorë këtë aset të çmuar edhe pse ka një kompani të ngritur enkas, prej 2 muajsh. Kemi këtu dokumentat që tregojnë se kompania e vëllait të deputetit Prenga ka dalë fituese, ndonëse është krijuar vetëm dy muaj më parë.Kështu, Armando Prenga për të cilin ka informacione për aktivitet kriminal në Itali dhe vende të tjera të Europës, me identitet të ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë, po i forcon lidhjet me Edi Ramën përmes biznesit korruptiv dhe në kurriz dhe dhjetra peshkatarëve që mbanin familjet e tyre deri më sot me këtë aktivitet në Lagunën e Patokut. Ky është një rast i pastër i gërshetimit të lidhjeve kriminale me korrupsion e biznes qeveritar”, tha para mediave drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD, Bashkim Shehu.
a.k
Add new comment