Ministria e Energjisë “lan duart” me ngjarjen e Patos-Marinzës. Raporti: U konstatuan mangësi teknike të nënkontraktorit të Bankers Petrolium, pezullim i punimeve vetëm në një pus

Postuar në 07 Prill, 2015 15:13

Bankers Petrolium do të pezullojë aktivitetin vetëm në një pus të Patos Marinzës dhe kjo përkohësisht, ndërsa do të vazhdojë të  ushtrojë  veprimtarinë në gjithë zonën tjetër naftëmbajtëse. Grupi i Punës i ngritur nga Ministria e Energjeisë për analizimin e shkaqeve të shpërthimit të gazit në Patos-Marinzë ka nxjerrë raportin paraprak mbi këtë ngjarje, ku ka konstatuar mangësi teknike gjatë shpimit të puseve ashtu dhe në paisjet që janë përdorur nga kompania nënkotraktore për vënien nën kontroll të shpërthimeve.  Raporti vëren se kompania Bankers nuk ishte e informuar mbi historikun e puseve të kësaj zone dhe llojit të gazit që ndodhej në nënsshtresat e tokës. Po ashtu sipas grupit të punës  solucioni argjilor argjilor rezervë nuk ishte në parametrat e duhura, për të mbytur fontanën. Nisur nga këto mangësi grupi i punës rekomandon pezullimin e punimeve të kompanisë Bankers Petroleum në sheshin e pusit P29 A, dhe kjo deri në momentin e rehabilitimit të sipërfaqeve të prekura si dhe i kërkon kompanisë të plotësojë mangësitë teknike.  Bankers Petrolium nga ana e saj ka marrë përsipër dëmshpërblimin e banorëve të prekur në Marinzë, ndërsa drejtues të saj janë përfshirë në debate me deputetë socialistë që kanë kërkuar edhe anullim të koncesionit, por që nga raporti i Ministrisë së Energjisë, duket se nuk ka shance të ndodhë. Më poshtë  pjesa e plotë e raportit ku përmenden shkaqet dhe rekomandimet e grupit të ngritur nga Ministria e Energjisë, në përbërje të të cilit ishin specialistë të Albpetrol, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Ministria e Energjisë.

 

Shkaqet sipas raportit dhe rekomandimet (e plotë)

SHKAQET E MUNDSHME TE INCIDENTIT

a)            Mungesa e linjes se dyte te preventoreve

Mos montimi i linjes se dyte te preventoreve, megjithese ishte parashikuar ne projekt, veshtiresoi manovrimet e personelit te sondes, te cilet nuk kishin te gjithe pajisjet e duhura per te vene nen kontroll kete fontante.

b)            Veprimet e personelit te sondes

Personeli i sondes menjehere mbas krijimit te incidentit (fontanes) duhej te kishte vepruar me saktesi te plote teknike konform rregullave per keto situata, me qellim ne momentin qe mbylli linjen e preventorit te mos lejonte rritje presioni ne kezing me shume se 10 bar (nderkohe qe presioni real arriti ne 38 bar, 3.8 here me i larte se presioni i carjes hidraulike te formacioneve poshte konduktorit). Pra kompania Bankers Petroleum nuk duhet te lejonte rritjen e presionit ne kezing mbi 10 bar.

c)            Prezenca e Gazit

Kompania në fillim kishte menduar se kishte të bënte me gaz hidrokarbur dhe kishte zbatuar të gjitha procedurat standarte për këtë fushë naftëmbajtëse, mirëpo nga matjet e kompanise Bankers Petroleum doli se kishim të bënim me gaz. Në sheshin e pusit P29A, pusi 5661 ishte i 10-ti dhe nga aparaturat gazmatëse rezultoi se kishin të bënim me gaz karbonik, i cili nuk eshte gaz shoqerues i naftes dhe nuk eshte konstatuar ne këtë zonë naftëmbajtëse. Mbas incidentit (fontanes), kompania Bankers Petroleum duke lexuar historikun e puseve përreth fontanës mori informacionin se në pusin 2466 M-D1, në vitin 1989 kishte filluar injektimi ciklik i gazit karbonik dhe në këtë pus ishin realizuar 4 cikle injektimi, dhe i fundit ishte kryer në Prill-Qershor 1991 ku gjithsej ishin injektuar 2.293.329 m³ gaz karbonik. Ky gaz karbonik në bazë të dokumentave të arshivës, nuk ishte rikthyer por vleresohet se kishte migruar në shtresë nëpërmjet rrugeve të saj. 

Grupi i Punes vlereson se kompania Bankers Petroleum nuk ka studiuar paraprakisht historikun e puseve perreth te shpuar me perpara nga kompania Albpetrol, duke neglizhuar kete informacion shume te rendesishem.

 

d)            Solucioni argjilor

Nga informacioni i paraqitur nga shoqeria Bankers Petroleum, rezulton qe ne ne pusin nr. 5761 solucioni argjilor rezerve nuk ishte ne parametrat e duhura, per te mbytur fontanen.

 

Persa me siper, Grupi i Punes rekomandon:

 

•             Pezullimin e te gjitha punimeve te kompanise Bankers Petroleum Albania Ltd ne sheshin e pusit P29 A, deri ne momentin e rehabilitimit te siperfaqeve te prekura nga grifonet.

 

•             Ne te gjithe punimet e shpimit ne te ardhmen, kompania Bankers Petroleum duhet te kete ne gjendje pune normale te dy linjat e preventoreve, te cilat duhet te jene me tubo me diameter jo me pak se 4 polsh.

 

•             Kompania Bankers Petroleum Albania Ltd, para se te filloje shpimin e puseve ne sheshet e miratuara, te marre informacionin e duhur per historikun e puseve ekzistuese dhe ne pershtatje me kete historik te zgjedhe teknologjine e shpimit te pusit.

 

•             Per shpimin e puseve qe kompania Bankers Petroleum Petroleum Albania Ltd, do te kryeje ne vendburimin e Patos-Marinez, te perzgjedhe nenkontraktore qe plotesojne kushtet teknike dhe tekonologjike, pasi nenkontraktori aktual, ne kete incident (fontane) ka reflektuar mangesi teknike ne zgjidhjen e situates se krijuar.

 

•             Duke marre shkas nga incidenti (fontana) i ndodhur tek pusi nr. 5761 ku solucioni argjilor rezerve nuk kishte ne parametrat e duhura, rekomandojme qe ne cdo shesh pusi, kompania te disponoje mbi tre (3) volume pusi solucion argjile te renduar me peshe specifike mbi 1.30 gr/cm3.

 

•             Kompania Bankers Petroleum duhet te vleresoje situaten aktuale te shkaterrimit te nentokes nga grifonet.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.