Milosheviç dha leje “Krishti i Shpëtimit” të ndërtohej brenda hapësirave të Universitetit të Prishtinës, nuk u njoh nga asnjë autoritet vendës a ndërkombëtar
“Koha Ditore” trajton një tjetër problem sot. Sipas saj prej çlirimit e deri tash asnjë autoritet vendës apo ndërkombëtar nuk ia ka njohur legalitetin kishës ortodokse serbe, e cila është ndërtuar në hapësirën e Universitetit të Prishtinës gjatë kohës sa Kosova ishte nën okupim. Kisha “Krishti i Shpëtimit” ishte ndërtuar me lejen e administratës së “Kasapit të Ballkanit”, Slobodan Milosheviç. Leja ishte dhënë më 15 shkurt të vitit 1999 nga ai që quhej Sekretariat për urbanizëm, ndërtimtari dhe mbrojtje të mjedisit jetësor i Kuvendit të Prishtinës, e që udhëhiqej nga masat e dhunshme që Serbia i kishte vendosur në Kosovë menjëherë pasi ia kishte suprimuar autonominë. Bashkë me këtë ishte dhënë edhe një ngastër me sipërfaqe prej 4.27 hektarësh në qendër të Prishtinës, e që aktualisht është e regjistruar sipas certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme numër 19-1289 në emër të Kishës Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” Prishtinë. Ndonëse ndërtimi i vrazhdë i kishës kishte përfunduar para lufte, pas çlirimit nuk është bërë ndonjë punë në të, raporton “Koha Ditore”.
Comments
".....Leja ishte dhënë më 15
".....Leja ishte dhënë më 15 shkurt të vitit 1999 nga ai që quhej Sekretariat për urbanizëm, ndërtimtari dhe mbrojtje të mjedisit jetësor i Kuvendit të Prishtinës, ...."
Perderisa leja per ndertimin e kesaj KISHE qenka dhane nga zyret lokale, te cilat qeveriseshin zyrtarisht-legalisht ne ate kohe, atehere nuk ka nevoje qe ky ndertim te njihet edhe nga autoritetet nderkombetare. Kjo gja nuk ndodhe ne asnji vend te botes.
Millosheviqi nuk u denue si kriminel per shkak te lejes se ndertimit te kesaj KISHE, por per masakrimin pa shkak te nji populli paqedashes, liridashes dhe historikisht vendas ne Kosove.
Po tu futemi PSE-have te ndertimeve te Xhamijave turke dhe Kishave ortodokse serbe mbi Kishat Katolike Shqitare te popullsise mijavjeçare autoktone shqiptare te Kosoves dhe zhgatrrimeve te tyne nga turqit dhe serbet, atehere debatet nuk do te kishin kurr fund.
sa gallate je ti, ti i ke
Kisha eshte ngritur arbitrarisht ne oborrin e Universitetit te Prishtines, e merr vesh ti apo jo. Si pallatet e Berishes dhe kishat e Rames ne Tirane.
Add new comment